Flash

Të shpallur në kërkim për drøgë, arrestohen në aeroportin e Rinasit dy shqiptarët

Lapsi.al 5 February 2023
Të shpallur në kërkim për drøgë, arrestohen

Autoritetet në aeroportin e Rinasit kanë arrestuar ditën e sotme në bashkëpunim me Interpol Tiranën dy persona të cilët ishin të shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë shtetasi Klajdi Çela është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge dhe ka qenë më parë i arrestuar në Gjermani, ndërsa këtë herë do ekstradohet drejt Italisë.

I arrestuari tjetër është shtetasi i identifikuar si Sali Alushi i cili është shpallur në kërkim nga gjykata e Elbasanit për shkak se në vitin 2011 është kapur duke shitur heroinë, ndërsa në vitin 2014 është dënuar me 7 vite burg.

Detaje nga policia: 

Vijojnë kontrollet e shtuara në bashkëpunim me Interpol Tiranën për kapjen e personave në kërkim.

Vihen në pranga dy shtetas të kërkuar.

Arrestohet në Rinas, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar për trafikim narkotikësh.

Në pranga dhe një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga Gjykata e Elbasanit me mbi 7 vjet burgim, si bashkëpunëtor i shitjes së një sasie heroine, në vitin 2011, në qytetin e Elbasanit.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Interpol Tiranën kanë intensifikuar punën me qëllim kryerjen e intervistimeve të thelluara dhe verifikimit të detajuar të dokumentaveve të personave të dyshuar që kthehen në Shqipëri nga vende të ndryshme të BE-së.

Si rezultat i intervistimeve të thelluara dhe verifikimeve të kryera, në bashkëpunim me DVP Tiranë e Elbasan, janë evidentuar e ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe konkretisht:

-K. Ç. (C)., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim narkotikësh.

Ky shtetas do të ekstradohet drejt Italisë, pasi Gjykata e Pavias, Itali, me vendimin e datës 24.10.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim droge”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Maksimumi i dënimit është 20 vjet burgim.

-Sali Allushi, 59 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në vitin 2014 e ka dënuar 59-vjeçarin me 7 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Me datë 15.10.2011, në dalje të qytetit të Elbasanit, 59-vjeçari është kapur teksa shiste në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, sasi lënde narkotike heroine.

Të këshilluara

Grabitësit shqiptarë arrestohen në Spanjë

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar pasi kanë grabitur një banesë në rajonin e Morrazos në Spanjë, duke marrë para dhe bizhuteri të vlefshme. Ata janë kapur ...

12:12

Korça pushtohet nga i ftohti dhe bora

Qarku i Korçës është përballur gjatë orëve të mbrëmjes së kaluar me reshje dëbore të shoqëruara me erëra të forta, që më pas u pasuan me ulje të ndjeshme të tem...

11:03

Orteku "Shtëpiakë të Dëshpëruar"

Orteku "Shtëpiakë të Dëshpëruar"! Çfarë po ndodh në arTurbina?! Pse ka një lumë spektatorësh drejt një shfaqje që po shndërrohet në një magnet per audiencën?! ...

13:36

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI