Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

10 viktima nga ortekët në Austri dhe Zvicër

Lapsi.al 5 February 2023
10 viktima nga ortekët në Austri dhe Zvicër

10 viktima janë shënuar nga disa ortekë në alpet austriake dhe zvicerane gjatë fundjavës. Turistë nga Zelanda e Re, Kina dhe Gjermania janë mes viktimave të shënuara në disa vendpushime skish. Autoritetet austriake vendosën një alarm të nivelit të katërt për ortekët pas reshjeve intensive të borës dhe erës në zonë. Pavarësisht paralajmërimeve, vendpushimet e skive në Austrinë perëndimore janë mbushur plot për shkak të pushimeve shkollore në Vjenë.

Policia austriake njoftoi 5 viktima të dielën, duke përfshirë atë të një 59-vjeçari që po përdorte borëpastrues në rajonin perëndimor të Tirolit. Ata gjetën gjithashtu trupat e një udhërrëfyesi skijimi në Sankt Anton am Arlberg dhe një 62-vjeçari i cili po bënte ski në rrugë rreth majës së Hohe Aifner.

Të shtunën, një 17-vjeçar nga Zelanda e Re, një shtetas kinez 32-vjeçar dhe një gjerman rreth të 50-tave, për të cilët thuhej se po bënin ski jashtë shtigjeve të përcaktuara u gjetën gjithashtu të vdekur nga ortekët.

Në Zvicër, një 56-vjeçare dhe një 52-vjeçar u vranë gjithashtu nga bora e paqëndrueshme në kantonin juglindor të Graubuenden të shtunën në mëngjes. Policia zvicerane tha se një anëtar i tretë i grupit të tyre arriti të shpëtonte.

Ortekët janë të zakonshëm në të dy vendet. Sipas agjencisë së lajmeve APA të Austrisë, vetëm të shtunën u raportuan 30 orteqe në rajonin e Tirolit. Alarmit i nivelit të katërt të Austrisë do të thotë "ka të ngjarë të ketë ortekë shumë të mëdhenj". Ai këshillon skiatorët e papërvojë të qëndrojnë në pista dhe shtigje skish të hapura dhe për skiatorët me përvojë të qëndrojnë larg terreneve shumë të pjerrëta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI