Flash

Orteku "Shtëpiakë të Dëshpëruar"

Lapsi.al 4 February 2023
Orteku "Shtëpiakë të Dëshpëruar"

Orteku "Shtëpiakë të Dëshpëruar"! Çfarë po ndodh në arTurbina?! Pse ka një lumë spektatorësh drejt një shfaqje që po shndërrohet në një magnet per audiencën?!

Artan Imami, Gentian Zenelaj dhe Indrit Çobani po thyejnë çdo rekord duke u shndërruar në një fenomen në skenën teatrore shqiptare! "Shtëpiakë të Dëshpëruar" po mbyllin një javë të jashtëzakonshme në skenën e TKEKS ku biletat avulluan. Brenda 24 orëve. Për herë të një shfaqje nis rrugëtimin në të gjitha ditët e javës që prej të hënës, për 15 ditë rresht, duke thyer kështu "mitin" e rremë se fillim java është ditë "JO" për teatrin! Kjo shfaqje po tregon se publiku është gati për sfida të reja, është gati për rrugé të reja komunikimin, rrugë që mesa duket janë ende të panjohura nga njerëzit e Teatrit.

Dhe ja vjen një komedi "Shtëpiakë të Dëshpëruar" që propozon skena alternative dhe publiku thote masivisht "Po". Propozon shfaqje çdo ditë dhe publiku thotë masivisht "Po". Kjo shfaqje si mbartëse e së resë në komunikim me audiencën e ka kaluar me sukses rrugën e saj edhe ne Lezhë, Pogradec, e sigurisht Durrës, Korçë e Fier. Tani vijnë nga e hëna te Salla 400 në arTurbina për një sfidë të re për të prishur gjumin e së hënës që Teatri e ka prej vitesh qejf, ndoshta edhe më shumë se e hëna! Publiku i Tiranës po tregon se është gati për ata që guxojnë drejt së resë.

Zherom (Artan Imami) i dëshpëruar nga braktisja prej të dashurës, thërret dy shokët e tij, Stefan (Indrit Çobani) dhe Alex (Gentian Zenelaj) ta ndihmojnë për të gjetur një menyrë që ta rifitojë atë. Por dy shokët do ta fusin në një ngatërresë edhe më të madhe.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/WhatsApp-Video-2023-02-04-at-1.25.33-PM-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

Rama ka shumë "miq" si McGonigal

Ashtu siç nuk ka njeri të pagabueshëm, ashtu edhe nuk ka shoqëri imune ndaj korrupsionit. Por këto gjëra të ditura mbi limitet e njeriut, nuk mjaftojnë për të n...

21:08

Berisha-Ramës: S'ke parë gjë akoma!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se është i përfshirë në korrupsion dhe si të përfshirë në ...

20:13

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI