Flash

Pasi iu fsheh opozitës, Rama pushton emisionet e mbrëmjes

Lapsi.al 2 February 2023
Pasi iu fsheh opozitës, Rama pushton emisionet e mbrëmjes

Mesa duket kryeministri Rama e ka kuptuar çmimin e rëndë publik që pagoi nga droja për t’u përballur me interpelancën e opozitës për çështjen “McGonigal”.

Këshilltarët e tij që në drekë janë futur në një ofensivë për të negociuar shfaqjen e tij në sa më shumë nga emisionet e kësaj mbrëmjeje. Pasi i pari e refuzoi Blendi Fevziu i cili kishte prenotuar që më parë një emision me Berishën, kryeministri zgjodhi servisin e përhershëm, Top Channel.

Ndonëse emisionin aty e drejton ish-opozitarja Grida Duma, Rama do të shfaqet fillimisht aty. Pastaj radha do t'i vijë “Të Paekspozuarit” e Ylli Rakipit. Më pas Erla Mehillit në "Now" në Euronews Albania.

Deri më tani kërkesa e zyrës së shtypit të Ramës ka qenë që ai mos përballet në studio me pyetjet e gazetarëve apo opozitarëve, por të dialogojë  vetëm me moderatorët. Pas orës 21.00 do të shihet nëse ai do te bëjë në TV, show-n e munguar që nuk iu la Elisa Spiropalit në parlament.

©Lapsi.al

Të këshilluara

VOA: Rama shmang interpelancën për McGonigal

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama shmangu sot një interpelancë të thirrur nga deputetë të opozitës, e cila e akuzon atë të jetë përfshirë në afera më ish zyrta...

19:45

10 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbi bilancin e COVID-19 në vend. Gjatë 24 orëve të fundit raportohet për 10 raste të reja dhe asnjë humbje jete. Aktuali...

18:48

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI