Flash

Dënohet me 40 orë punë publike/ Kryebashkiaku i Mallakastrës përfundon dëshminë në SPAK

Lapsi.al 2 February 2023
Dënohet me 40 orë punë publike/ Kryebashkiaku i Mallakastrës

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj është dënuar me gjashtë muaj burgim dhe punë në interes publik. Ismailaj është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Më gjykim të shkurtuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktoi 40 orë punë në shërbim të interesit publik, që kryebashkiaku duhet t’i plotësojë brenda gjashtë muajve.

Pas përfundimit të dëshmisë në SPAK ai ka dhënë një komunikim për mediat. Pas më shumë se dy orësh, Ismailaj tha se do të vazhdojë betejën ligjore. Kryebashkiaku socialist i Mallakastrës më herët i ka shpëtuar shkarkimit nga detyra. Edhe pse nuk kishte deklaruar se ka qenë i dënuar me 3 vite burg në Greqi për rrahje, KQZ “e fali” Ismailajn.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI