Ditën e sotme Gjykata e Shkallës së Parë në Sarandë ka dhënë vendimin për dy punonjësit e policise kufitare në Sarandë, pasi kanë vjedhur një emigrant të parregullt. Gjykata ka vendosur arrest në shtëpi për shtetasit D. S. dhe R. XH., me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” e kryer në bashkëpunim. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.