Flash

Covid-19/ 10 raste të reja, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Lapsi.al 1 February 2023
Covid-19/ 10 raste të reja, asnjë viktimë në 24 orët e

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike të Covid-19 në vend. Sipas MSH nga 388 teste të kryera, kanë rezultuar 10 qytetarë të infektuar. Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë në 24 orët e fundit.

Njoftimi: 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 388 testime, nga të cilët 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, në Bashki:

6 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Patos, Lushnje, Vlorë, Kuçovë.

Janë 115 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,532 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 1 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 10

Të shëruar në 24 orë 13

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 388

Testime totale 2,031,228

Raste pozitive 333,243

Raste të shëruara 329,532

Raste Aktive 115

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 93

Vlorë 9

Fier 9

Elbasan. 2

Durrës. 1

Berat. 1

Lexo më tej: Pesë rrëfime që rrëzoi skandali McGonigal 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI