Flash

50% ulje për gjobat që paguhen brenda 15 ditësh, 130 km/h shpejtësia e lejuar në autostrada

Lapsi.al 1 February 2023
50% ulje për gjobat që paguhen brenda 15 ditësh, 130 km/h

Shumica dhe opozita kanë bashkuar votat në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese për ndryshmet në Kodin Rrugor. Mes propozimeve të demokratëve të mirëpritura nga socialistet është dhe ajo për ta zgjatur në 15 ditë afatin e pagimit të gjobave pa kamat vonesë nga 5 që ishte dhe për të përfituar 50 përqind ulje nga 20 që është aktualisht në Kod.

Në ndryshimet që priten të miratohen ditën e enjte në Kuvend është rënë dakord edhe për rritjen e shpejtësisë së lejuar në autostradat që plotësojnë standardet, në 130 km në orë nga 110 që është aktualisht.

Arben Pëllumbi: Dakord, kundër nuk ka. Faleminderit të gjithëve për kontributin.

Po ashtu vlefshmëria e të gjitha patentave do të zgjatet në 15 vite. Një tjetër ndryshim i vendosur tashmë dhe në Kod është detyrimi i bashkive që 50 përqind të vendparkimeve që administrojnë, të jetë pa pagesë./Tv Klan

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI