Flash

Vdekja pas abortit, 34-vjeçarja nga Elbasani nënë e dy fëmijëve, bashkëshortin e kishte në burg në Greqi

Lapsi.al 31 January 2023
Vdekja pas abortit, 34-vjeçarja nga Elbasani nënë e dy

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vdekjen e Etleva Çullhaj, e cila ndërroi jetë, vetëm pak orë pasi zgjodhi që të abortonte fëmijën e saj të tretë. Etleva Çullhaj, dy muajshe shtatzënë, gjithashtu nënë e dy fëmijëve të tjerë, përkatësisht 10 dhe 14 vjeç ka shkuar në maternitetin e Elbasanit një ditë më parë për të abortuar dhe pasi e ka kryer atë është larguar për në banesë.

Ndërkohë që bashkëshorti i viktimës vuan dënimin në një nga burgjet e Greqisë, çka shton dyshimet se vendimi për të abortuar ka qënë i detyruar për nga rrethanat dhe jo nga arsyet shëndetësore. Gjatë procesit të abortit, e reja shoqërohej vetëm nga një shoqe dhe nga asnjë i afërm tjetër.

Burime nga Prokuroria e Elbasanit për "Fax" bëjnë me dije se gruaja ka qënë e detyruar të kryej abort për shkak të një problemi në shtatzani, ndërsa mjekër pretendojnë se abortin e kanë kryer me pretendimin se foshnjës në bark i kishte ndalur zemra, edhe pse gruaja ishte vetëm 2 muajshe shtatzanë. Megjithatë do të jetë ekspertiza mjeko ligjore ajo që do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes.

Të këshilluara

10 raste të reja me Covid në Shqipëri

31 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për...

19:41

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI