Flash

Në kërkim ndërkombëtar për krime ekonomike, 45-vjeçari arrestohet në Morinë

Lapsi.al 31 January 2023
Në kërkim ndërkombëtar për krime ekonomike,

Një 45-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime ekonomike, është arrestuar pasditen e sotme në pikën kufitare të Morinës.

Policia bën me dije se në pranga është vënë Armend Morina i cili po tentonte të futej në territorin shqiptar.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Ëangen në 2021, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi dhe mbajtja e sendeve të vjedhura “, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Kukës, e arrestuan përkohësisht këtë shtetas, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 45-vjeçarit.

Të këshilluara

Aplikacioni "Aktivist"/ PD: SPAK të hetojë

Partia Demokratike ka denoncuar qeverinë për aplikacionin “Aktivist” pasi sipas tyre drejtuesit e lartë të shtetit po shantazhojnë punonjësit e administratës në...

13:47

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI