Flash

Berisha: Rama përdori korrupsionin politik e monetar kundër opozitës

Lapsi.al 31 January 2023
Berisha: Rama përdori korrupsionin politik e monetar kundër

“Rasti McGonigal nuk është i izoluar. Nuk është i izoluar as në qëllimin politik. Nuk është përpjekur veç McGonigal si lobist kundër për shkatërrimin e PD-së dhe opozitës. Forcës politike më pro perëndimore dhe antiruse në Shqipëri. Kjo është e vërteta e kësaj partie” – janë fjalët e Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha në një mbledhje me kryesinë e kësaj force politike të zhvilluar pasditen e së martës. Berisha tha se për shkatërrimin e opozitës “janë angazhuar haptas me të gjithë imoralitetin, me të gjithë abuzivitetin, me të gjithë aprincipialitetin edhe të tjerë, dhe për të njëjtat motive korruptive”.

“Mafia në pushtet e Tiranës është pushteti më i rrezikshëm, nuk njeh asnjë parim, normë, moral, standard. Kam denoncuar para jush, para qytetarëve, kudo, që kjo mafie e rrezikshme përdor të gjitha format e korrupsionit. Përdor korrupsionin monetar, korrupsionin politik, korrupsionin erotik dhe çdo formë tjetër korrupsioni. Ky është laboratori, ku eksperimentohen të gjitha format e korruptimit të zyrtarëve, ku shkon gjer tek ai që ishte në lartësi dhe nivele që nuk mund të imagjinohej” – tha Berisha.

“Pra del e qartë se fuqia e institucionit me të fuqishëm të fushës në SHBA, u përdor për qëllime private nga Edi Rama duke korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së” – shtoi kreu i demokratëve që nuk kurseu as SPAK-un.

“Skapi të cilin, ose për të cilin mund të jenë bërë me dhjetëra, qindra deklarata është sot institucioni më i diskredituar në Shqipëri. Askush nuk e ka diskredituar atë përveç vetes së tij. Do ju jap një shembull, vetëm nga dita e sotme. Deputeti Gazment Bardhi shkoi dhe paditi në skap aferën. Për të dëshmuar se është një mburojë e partisë së tij, përgjigja; ishte na sill akt padinë. Prisni. Ka pasur para skapit një prokurori të krimeve të rënda quhej.

Kur doli çështja Nik Muzin, ajo hapi menjëherë dosje për Lulzim Bashën, e mori të pandehur për larje parash, sepse ajo ishte larje parash. Nuk tha, më sill aktpadinë, dosjen e Nik Muzin, jo. Aq sa kishte. Për skapin e partisë, pavarësisht se në të katër anët e botës ulërijnë sirenat e korrupsionit, të krimit nuk ndodh asgjë, dhe i kërkon aktpadinë. Nuk mund të fillojë hetim” – tha Berisha që u tregua i ashpër edhe me Lulzim Bashën.

“Edi Rama pas sqarimit se e kam pasur ndërmend anglisht dhe jo shqip fjalën mik, e mbylli gojën, u zhduk 5 ditë. E mbylli gojën për 7 ditë Lulzim Basha, në vend që të thoshte ja, viktima e një komploti, jo nuk çel gojën dhe bëri një shënim dje, 4 rreshta ku nuk guxoi të përmendë Edi Ramën, pa leje me McGonigal, nuk ekzistonin për ta” - e mbylli Berisha që paralajmëroi protesta kudër këtij skandali. ©LAPSI.al

Të këshilluara

10 raste të reja me Covid në Shqipëri

31 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për...

19:41

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI