Flash

Berisha: Rama-McGonigal bënë një grusht shteti

Lapsi.al 31 January 2023
Berisha: Rama-McGonigal bënë një grusht shteti

Partia Demokratike mblodhi Kryesinë këtë pasdite, për të përcaktuar aksionin politik në vijim, pas shpërthimit të skandalit Rama-McGonigal. Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh në fjalën e tij se Edi Rama dhe ish-shefi i FBI, bënë një grup shteti. Lideri i opozitës i quajti ata puçistë që vendosën të shuajnë pluralizmin në Shqipëri.

"Mblidhemi sot në një moment, të pashembullt, të jashtëzakonshëm, mblidhemi në një kohë kur për shkak të akteve mirëfilltas, antishqiptare, antidemokratike, antikombëtare të Edi Ramës, Shqipëria ndodhet në qendër të një cikloni të fuqishëm mediatik botëror, në qendër të një akti që tejkalon çdo lloj imagjinate. Kur një vend që i detyrohet më shumë se një vend tjetër SHBA-së, Shqipëria, kur një vend anëtar i NATO, merr përsipër, i korrupton, vendit udhëheqës të Aleancës së Atlantikut të Veriut, vendit udhëheqës të sigurisë dhe paqes në botë, SHBA-së, një nga njerëzit më kryesorë të fushës së sigurisë, dhe këtë e bën, ky njeri është Edi Rama.

Të marrësh përsipër një akt të tillë, të shndërrosh në aset me korrupsion një njeri që kurrë nuk e meritonte atë detyrë, por që kishte një pozicion të jashtëzakonshëm për nga rëndësia në sigurinë e SHBA-së dhe të vendeve të lira, do të thotë kryen një akt armiqësor të përmasave, tejkalon çdo lloj limiti, linje. Vizitat private në Shqipëri, duke qenë në detyrë, takimet e tij të fshehta të Charles McGonigal me Edi Ramën, angazhimi i tij me pagesë për të sharruar shtyllën kryesore të rendit demokratik, që është pluralizmi politik, për të shkatërruar opozitën për hir të pushtetit të Edi Ramës, është një krim i përmasave makabër. Është një veprim i barabartë, me një grusht shteti, kur puçistët vendosin të shuajnë pluralizmin. Është një veprim i cili përveç aktit që bën ndaj vendit mik, përdor për të instaluar monizmin dhe fake opozitën në Shqipëri", u shpreh Berisha.

Të këshilluara

10 raste të reja me Covid në Shqipëri

31 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për...

19:41

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI