Flash

Videomesazhi/ Detaji që tradhëton "gripin" publik të Ramës

Lapsi.al 30 January 2023
Videomesazhi/ Detaji që tradhëton "gripin" publik të

Edi Rama i dha fund mungesës dhe u rishfaq mëngjesin e kësaj të hëne. Hera e fundit që ai doli në publik ishte 5 ditë më parë, kur mblodhi edhe drejtuesit politikë, ndërsa para gazetarëve mohoi akuzat se ka lidhje me hetimet që autoritetet amerikane po bëjnë për zyrtarin e arrestuar McGonigal. Pikërisht ky skandal ku emri i tij përmendej plot 14 herë në aktakuzën amerikane kishte shtuar spekullimet se kryeministri ishte fshehur, për të mos u përballur me këtë episod aspak të këndshëm për karrierrën e tij.

Lexo me tej:

Alibia e Edi Ramës për t’iu shmangur implikimit në çështjen “McGonigal” 

Por ai i ka hedhur poshtë këto spekullime duke pretenduar se ka qenë me grip.

Në një videomesazh nga zyra e tij ai tha: “Përshëndetje, fillim javë të mbarë, uroj të jeni mirë. Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë se e hoqa vetë dhe ‘nuk të bën për burrë’, kur thonë tironsit".

Natyrisht, ky është sezon një virusesh dhe nuk përbën çudi që edhe "Skënderbeu" të mos jetë imun ndaj tyre. Por Ramën e tradhëton një fakt tjetër. Ai kurrë nuk e informon publikun për buletinin e tij shëndetësor, që ruhet si sekret shtetëror i denjë për një vend diktatorial. Ai kurrë nuk ka informuar as për krizat e veta të azmës, as për ankthet dhe as për bllokimin që i bën hernia diskale. Ndërsa këtë herë që në fjalinë e parë të videomesazhit kujtohet të njoftojë se ka qenë katër ditë me temperaturë.

Andi Bushati: Pse pas korruptimit të zyrtarit të FBI-së qëndron Edi Rama 

Natyrisht ky njoftim shëndetësor ka karakter politik. Përndryshe lajme të tilla do qenë bërë rutinë sa herë shefi i qeverisë nuk ndihej mirë fizikisht apo psikologjikisht.

Por, nëse ka pasur një synim të tillë, ai nuk e ka arritur dot qëllimin. Sepse të gjithë ata që kanë ngritur pikpyetje se kryeministri u zhduk për shkak të skandalit McGonigal, nuk kanë marrë përgjigje nga kjo transparencë shëndetësore e aplikuar për herë të parë.

“Agjentët e FBI-së në pragun e shtëpisë time me foton e kryeministrit të Shqipërisë” 

Pra, Rama mund të këtë qenë vërtet i prekur nga kjo flamë stinore, por fakti që ai e bëri publike atë nuk ka të bëjë aspak me gripin. Ai e vuri në dukje këtë fakt për të kundërshtuar ata që shkruanin se ai qe tronditur nga zbulimi i faktit se kishte korruptuar një zyrtar të FBI për ta përdorur kundër opozitës. Pra edhe nëse ka qenë i sëmurë ai e përdori sëmundjen në funksion të një strategjie komunikimi. Dhe të mendosh që një javë më parë tha se nuk do i përgjigjej më atyre që hidhin gurë në lumë për çështjen McGonigal.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI