Flash

Policia e Kosovës kap një qytetar serb me 107 kg mårihuanë në automjet

Lapsi.al 30 January 2023

Të dielën mbrëma Policia e Kosovës ka sekuestruar 107 kilogramë substancë narkotikë të llojit marihuanë. Sasia e lëndës narkotike u gjet në një terminal doganor. Ajo ishte në një automjet me targa të huaja që drejtohej nga një qytetar serb me inicialet M.P.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më datë 29.01.2023, në orën 22:40, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në terminal doganor,  ka ndaluar  një kamion ‘Iveco’ me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari M.P., (1991), shtetas i Serbisë nën dyshimin për substancë narkotike”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas policisë, gjatë kontrollimit në dy rezervuarët e karburantit janë gjetur bunkerë të modifikuar, në brendësi të të cilëve ndodheshin 101 paketime plastike me të substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë. Po ashtu në cilësinë e provës janë sekuestruar edhe një telefon celular, një GPS, disk diagrami i tahografit, një kamion, 95 euro si dhe 2.500 dinarë.

 

Të këshilluara

50 viktima në 2 aksidente në Pakistan

Më shumë se 50 persona kanë humbur jetën në dy aksidente të veçanta në Pakistan këtë të diel. Të paktën 41 persona humbën jetën kur një autobus ra në një luginë...

19:20

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI