Flash

"E kemi aneksuar Kosovën, i është marrë Serbisë"/ Deklarata provokuese dhe absurde e presidentit kroat ekzalton serbët

Lapsi.al 30 January 2023
"E kemi aneksuar Kosovën, i është marrë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, kritikoi shtetet perëndimore për përdorim të standardeve të dyfishta në politikat ndërkombëtare, duke tërhequr paralele mes shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe aneksimit të Krimesë.

Ai tha se Rusia mund të përdorë, atë që e ai e quajti “aneksim të Kosovës” nga komuniteti ndërkombëtar si një justifikim për të marrë pjesë të territorit të Ukrainës.

“Ne e kemi njohur Kosovës kundër vullnetit të shtetit [të Serbisë], të cilit i takon Kosova”, tha ai, duke theksuar se ai nuk po vë në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës – të shpallur më 2008 – por, konceptin e standardeve të dyfishta të Perëndimit.

“Rusët, nëse janë cinikë do t’i referohen Kosovës....Ne e aneksuam Kosovën. Ne dhe komuniteti ndërkombëtar. Ajo u mor nga Serbia. Kush e bëri këtë përveç nesh? Nuk është aneksim, është rrëmbim”, tha ai.

Më 31 janar, Millanoviq tha se Gadishulli i Krimesë, që Rusia ka aneksuar nga Ukraina më 2014, kurrë nuk do të jetë pjesë e Ukrainës, teksa foli edhe për kundërshtinë e tij lidhur me dërgimin e armëve në Ukrainë nga Perëndimi.

Në dhjetor, ligjvënësit kroatë refuzuan propozimin që shteti t’i bashkohet Bashkimit Evropian në mbështetje për ushtrinë ukrainase, duke vënë në pah ndarjet midis Millanoviqit dhe kryeministrit kroat, Andrej Pllenkoviq.

Një kritikë i zëshëm i politikave perëndimore në Ukrainë, Millanoviq tha se ai nuk dëshiron që shteti i tij, që është anëtar i BE-së, të përballet me pasoja potencialisht të rënda lidhur me luftën në Ukrainë.

Çfarë po bën Perëndimi në Ukrainë, sipas tij, “është thellësisht jomorale sepse nuk ka zgjidhje [për luftën]”, tha Millanoviq për gazetarët në Petrinja të Kroacisë, duke iu referuar mbështetjes ushtarake të Perëndimit për Kievin.

Ai po ashtu foli edhe për dërgimin e tankeve të rënda nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania. Millanoviq tha se tanket gjermane në Ukrainë do të shërbejnë që Rusia të afrohet më shumë me Kinën.

“Është e qartë se Krimea nuk do të jetë kurrë më pjesë e Ukrainës”, tha ai.

Ukraina është zotuar se do të rimarrë kontrollin e Krimesë, që Rusia aneksoi më 2014. Ky aneksim nuk është njohur nga shumica e shteteve. Rusia atëbotë mbajti një referendum, pasi forcat ruse pushtuan Krimenë, dhe tha se banorët votuan që të ishin pjesë e Rusisë. As ky referendum nuk u njoh nga shumica e shteteve.

Ndryshe, presidenti rus, Vladimir Putin, disa herë ka tërhequr paralele mes shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe aneksimit të Kriemesë, por me situatën në rajonet lindore të Ukrainës, Donjeck dhe Luhanks, që njihen me termin Donbas.

Pak para se Moska të niste pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar, këto dy rajone separatiste, shpallën pavarësinë, teksa Putin argumentoi që Donjecku dhe Luhansku kanë vepruar sikurse Kosova.

Putin në shkurt të vitit të kaluar po ashtu ka kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të njohë Krimenë si pjesë të Rusisë, duke e krahasuar atë me Kosovën.

Krahasimet mes Kosovës dhe Krimesë, por edhe Donbasit, janë hedhur poshtë nga ekspertët ndërkombëtarë, dhe Qeveria në Prishtinë.

Më 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me Ligjin ndërkombëtar. /REL

Të këshilluara

10 të arrestuar në Tiranë

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi ka plagosur me thikë dy persona në Kamëz. Lajmin e bëri të ditur vetë policia përmes një njoftim...

17:13

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI