Flash

Berisha: Disa ministra kanë paraqitur dorëheqjen për shkak të takimeve me McGonigal

Lapsi.al 30 January 2023
Berisha: Disa ministra kanë paraqitur dorëheqjen për shkak

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se disa ministra të kabinetit të qeverisë Rama kanë paraqitur dorëheqjen për shkak të takimeve me McGonigal, ish-zyrtari i FBI-së i cili akuzohet se ka marrë para ruse.

Madje Berisha tha se disponon edhe dokumente për këto dorëheqje.

”Ndaj, Edi Rama largohu, jep dorëheqje menjëherë bashkë me kabinetin e kalbur. Di që ka ministra të cilët kanë paraqitur dorëheqje për shkak të kontakteve që ata kanë pasur me McGonigal. Por nëse bëhet fjalë për zëdhënës të hapur të interesave ruse në Shqipëri, ky është Damian Gjiknuri. Gjykata rrëzoi tenderit që iu dha kompanive ruse për shpim nafte në kundërshtim flagrant me ligjin. Pra jemi vetëm në fillimin e një tërmeti dhe do t’i them Ramës që ky do jetë një cunam popullor! S’të mbron më askush. Erion Veliaj kreu një udhëtim të fshehtë, është në Otavë, është i implikuar. Shkoi për të dëshmuar, apo për arsye tjetër, ta sqarojë hetimi, por ky pushtet është i kalbur dhe duhet të ikë një ditë e më parë.”, tha Berisha.

Të këshilluara

Kosova, një garanci amerikane

Një lexim i editorialit të z. Chollet dhe z. Escobar; ose, pse Kosova dhe shqiptarët, po se po, por edhe Evropa sot, ky kontinent shtëpi e 750 milionë banorëve,...

12:27

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI