Flash

Një grua paraqitet në polici: Kisha lidhje intime me Messina Denaro, por nuk e njihja

Lapsi.al 29 January 2023
Një grua paraqitet në polici: Kisha lidhje intime me Messina Denaro,

“Kam takuar Matteo Messina Denaro, njeriun që pashë në televizion, por nuk e dija se ishte ai”. Janë fjalët e një gruaje e cila thotë se kishte pasur një lidhje prej disa muajsh me bosin e arratisur të Cosa Nostra duke saktësuar se nuk ishte në dijeni të identitetit të tij të vërtetë.

Gruaja u paraqit në një stacion policie dhe u mor në pyetje nga hetuesit e anti-mafias. Mediat italiane shkruajnë se ky version nuk i bind ata që po hetojnë ndaj kanë shkuar për të bërë kontroll në shtëpinë e gruas.

Por nuk është vetëm ajo. Hetuesit janë vënë në gjurmët e një tjetër “mikeje” të “shefit” që kishte frekuentuar shtëpinë e tij në Vico San Vito. Edhe ajo ishte një grua në moshë të mesme dhe nuk ka pranuar se ka qenë në kontakt me Messina Denaro.

Disa persona po paraqiten para hetuesve për të treguar se e kanë takuar, njohur dhe në disa raste kanë frekuentuar “shefin” duke mos ditur identitetin e tij të vërtetë. Disa thonë se e kanë parë në klinikën Maddalena, ku ai u arrestua më 16 janar. Të tjerë thonë se ishin pjesë e grupit të pacientëve me kancer që i nënshtroheshin kimioterapisë bashkë me të.

Gruaja që tha se kishte një lidhje me bosin e mafias dhe dëshmitarët e tjerë nuk janë ende nën hetim. Megjithatë, janë duke u bërë kontrolle dhe verifikime për versionet e dhëna përpara hetuesve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

50 viktima në 2 aksidente në Pakistan

Më shumë se 50 persona kanë humbur jetën në dy aksidente të veçanta në Pakistan këtë të diel. Të paktën 41 persona humbën jetën kur një autobus ra në një luginë...

19:20

Plagøsen me thìkë 2 vëllezër në Mat

Plagosen me thikë dy vëllezër në njësinë Komsi të Matit. Sipas raporteve të deritanishme, vëllezërit janë plagosur nga persona të paidentifikuar. Identite...

15:16

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI