Flash

Mediat boshnjake nxjerrin dokumentin: Vuçiç u shpall “non grata” nga BE në 1999

Lapsi.al 29 January 2023
Mediat boshnjake nxjerrin dokumentin: Vuçiç u shpall “non
Portali boshnjak i Sarajevës, “Istraga” publikoi sot në profilin e tij në Twitter dokumente që sipas tij konfirmojnë se presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç ishte vendosur nën sanksionet e Bashkimit Evropian në shtator të vitit 1999. Si ministër i Informacionit në regjimin e Sllobodan Millosheviçit, Vuçiçit iu ndalua hyrja në BE. “Si njeri i besuar i kriminelit të luftës Slobodan Millosheviç, Vuçiq kishte për detyrë të kontrollonte opinionin publik, të izolonte shoqërinë serbe nga informacionet e padëshiruara nga bota e jashtme dhe të disiplinonte mediat e papërshtatshme. Ka një seri të tërë shembujsh kur Vuçiç, si ministër i Millosheviçit, kërcënoi lirinë e mediave. "Obsesioni" i Vuçiqit për të kontrolluar publikun shihet më së miri sot kur regjimi i tij kontrollon shumicën e mediave në Serbi” – thuhet në shkrim. “Sot, Vuçiq përdor mediat rreptësisht të kontrolluara për të “ripikturuar” të kaluarën e tij politike, duke u përpjekur të heqë nga biografia e tij të gjitha ato fakte që sot, kur dëshiron të paraqitet si një lider paqësor, i dëmtojnë imazhin e tij publik. Megjithatë duket se nuk po shkon aq lehtë sa ai e imagjinonte...” – citon shkrimi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

50 viktima në 2 aksidente në Pakistan

Më shumë se 50 persona kanë humbur jetën në dy aksidente të veçanta në Pakistan këtë të diel. Të paktën 41 persona humbën jetën kur një autobus ra në një luginë...

19:20

Plagøsen me thìkë 2 vëllezër në Mat

Plagosen me thikë dy vëllezër në njësinë Komsi të Matit. Sipas raporteve të deritanishme, vëllezërit janë plagosur nga persona të paidentifikuar. Identite...

15:16

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI