Flash

Aksident i rëndë në Gjirokastër, humb jetën 62-vjeçari

Lapsi.al 29 January 2023
Aksident i rëndë në Gjirokastër, humb jetën

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot pasdite në aksin rrugor Gjirokastër - Çajup. Një 62-vjeçar i cili udhëtonte me makinë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Shtetasi me iniciale F.M. është transportuar menjëherë në Spitalin e Gjirokastrës, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

"Rreth orës 16:45, në aksin rrugor Gjirokastër - Çajup, në vendin e quajtur “Erind”, shtetasi F. M., 62 vjeç, banues në fshatin Erind, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Shtetasi F. M. është transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër por ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të marra. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit" - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

Plagøsen me thìkë 2 vëllezër në Mat

Plagosen me thikë dy vëllezër në njësinë Komsi të Matit. Sipas raporteve të deritanishme, vëllezërit janë plagosur nga persona të paidentifikuar. Identite...

15:16

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI