Flash

"Neveri ndaj akteve të tilla kriminale", Mnistria e Jashtme reagon për sulmin në Jeruzalem

Lapsi.al 28 January 2023
"Neveri ndaj akteve të tilla kriminale", Mnistria e Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për sulmin e armatosur në Jerusalemin Lindor, ku të paktën shtatë persona u vranë dhe dhjetë u plagosën kur një person hapi zjarr.

Përmes një postimi, ministria shprehet e tronditur dhe fakti që sulmi ndodhi në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit e shton edhe më shumë neverinë që ndiejmë ndaj akteve kriminale.

“Të tronditur nga sulmi i tmerrshëm terrorist në një sinagogë të #Jerusalemit . Fakti që sulmi ndodhi në #Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit vetëm sa shton neverinë që ndiejmë ndaj akteve kriminale si kjo. Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe të plagosurve”, thuhet në postim.

Të këshilluara

Durrës, arrestohet shpërndarësi i kokainës

Një 36-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia, pasi është kapur me një sasi droge të ndarë në sasi dozash kokaine. Ai i kishte gati për shitje dhe në ba...

14:00

Arrestohen 11 persona në Tiranë

Vihen në pranga 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme ndaluan shtetasin S. H., 50 vjeç, banues në Tira...

14:30

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI