Flash

Durrës, arrestohet shpërndarësi i kokainës

Lapsi.al 28 January 2023
Durrës, arrestohet shpërndarësi i kokainës

Një 36-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia, pasi është kapur me një sasi droge të ndarë në sasi dozash kokaine. Ai i kishte gati për shitje dhe në bagazhin e makinës së tij.

“Gjatë kontrollit në automjetin që drejtohej nga shtetasi Xh. I., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me kokainë, gati për shitje. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. I., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në bagazhin e automjetit të tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Arrestohen 11 persona në Tiranë

Vihen në pranga 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme ndaluan shtetasin S. H., 50 vjeç, banues në Tira...

14:30

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI