Flash

Daçiç: Asociacioni, pika kryesore e të gjitha marrëveshjeve Kosovë-Serbi

Lapsi.al 28 January 2023
Daçiç: Asociacioni, pika kryesore e të gjitha

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se Asociacioni i komunave serbe mbetet pika kryesore e të gjitha marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën. Sipas tij, Asociacioni duhet të formohet sipas parimeve të dakorduara, të mbështetura nga nënshkrimet e tri palëve.

“Në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 shkruhet qartë se çfarë është AKS, është e rregulluar edhe më hollësisht në marrëveshjen e vitit 2015 dhe ne e kemi nënshkruar sepse është mirë për komunitetin tonë në Kosovë”, ka thënë Daçiq për “Politika”.

Ai thotë se marrëveshja nuk është ideale, por është maksimumi që Serbia mund të arrijë në këtë drejtim.

“Marrëveshja nuk është ideale, por në kushtet në të cilat e kemi negociuar është maksimumi që mund të arrijmë. Këto janë marrëveshje që vendosin të gjitha levat e menaxhimit në duart e popullatës sonë, nga ekonomia, zhvillimi, arsimi, shëndetësia, sigurimit dhe policisë”, ka shtuar Daçiç.

Ai u shpreh se këto marrëveshje janë kurora e pjesëmarrjes së Serbisë në dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Sipas tij, asnjëherë nuk ka pasur arsye për të mos zbatuar marrëveshjen për Asociacionin.

“AKS-ja (Asociacioni) mbetet pika kryesore e të gjitha marrëveshjeve tona për Kosovën”, ka theksuar Daçiç

Të këshilluara

Durrës, arrestohet shpërndarësi i kokainës

Një 36-vjeçar nga Durrësi është arrestuar nga policia, pasi është kapur me një sasi droge të ndarë në sasi dozash kokaine. Ai i kishte gati për shitje dhe në ba...

14:00

Arrestohen 11 persona në Tiranë

Vihen në pranga 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme ndaluan shtetasin S. H., 50 vjeç, banues në Tira...

14:30

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI