Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

"Të ikë vetë më mirë", Berisha për Ramën: Mosbindje civile me çdo mjet

Lapsi.al 26 January 2023
"Të ikë vetë më mirë", Berisha për

Sali Berisha ka paralajmëruar për një betejë finale kundër kryeministrit Edi Rama, teksa i ka kërkuar dorëheqjen këtij të fundit.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se opozita do të reagojë me mosbindje civile dhe shtoi se Rama nuk ka alternativë tjetër përveç dorëheqjes.

“Betejë finale do të thotë betejë e cila ndalet vetëm pas largimit të kalbësirës nga pushteti. Nuk ekziston asgjë tjetër përveçse largimit të tij. Me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, ky kalbësirë do shporret nga pushteti, nuk mund të mbahet më.

Ky ka kryer aktet më makabre, më të rënda, këto janë mesazhet e mia, por unë jam i bindur se këto burojnë nga zemra, mendja e çdo demokrati dhe demokrateje”, theksoi ai.

“Demokratët dhe demokratët kudo që janë në Shqipëri dhe jashtë saj duhet të mobilizohen për betejën finale me këtë kalbësirë dhe këtë monstër, me këtë demon të pushtetit, i cili duke mos njohur ligj dhe parim, mobilizoi kundër kësaj partie agjenturën ruse nën petkun e organizatës më të fuqishme FBI”, tha nder te tjera Sali Berisha.

“Ne hyjmë tani në finalen. Çdo luftë ka betejën finale dhe kjo që do të nisim është beteja finale dhe unë ju siguroj që do të fitojmë. I kërkoj Ramës në mënyrë të prerë, largohu menjëherë nga pushteti. Edhe tanket e Putinit po të vijnë në Tiranë, në pushtet nuk të mbajnë dot.

Demokrate e demokratë. Ora është e jona, ora është e një beteje që ne do ta bëjmë me guxim e përkushtim, si asnjë betejë tjetër më parë. Betejë finale do të thotë betejë që ndalet deri në largimin e kalbësirës nga pushteti. Me të gjitha mjetet e mosbindjes civile, kjo kalbësirë do të rrëzohet nga pushteti. Ka kryer aktet më të rënda.

Këto mesazhe burojnë nga mendja e çdo demokrati dhe shqiptari. Demokratët panë sesi një demon pushteti panë sesi kanë paguar për shkatërrimin e forcës më të madhe opozitare. Pjesa tjetër e PD ju siguroj se ka të njëjtin mendim. Unë kam shpallur Edi Ramën armik të votës së shqiptarëve dhe ekzistencës së PD. Shqiptarët nuk mund të votojnë me një armik të votës së tyre. Zhvillimet e fundit për të cilat duhet të falënderoj Departamentin e Drejtësisë së SHBA-ve, që faktojnë se Rama pagoi një killer për të vrarë pluralizmin, një agjent rus, kjo është një alarm, një kushtrim për çdo shqiptar për të përzënë nga pushteti ktë aset rus, armik të shqipërisë dhe shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Të këshilluara

Plagosje në qendër të Shkodrës

Një plagosje me thikë ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës. Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur Bledar Troshani, i cili është transportuar në spital...

19:07

11 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete. Ndërsa bëhet me di...

18:40

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI