Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Berisha: Opozita ose do shkatërrojë Ramën ose veten

Lapsi.al 26 January 2023
Berisha: Opozita ose do shkatërrojë Ramën ose veten

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se me skandalin e fundit që përfshin kryeministrin Edi Rama me ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal, opozita do të bëjë gabimin më të madh nëse nuk bën provën përfundimtare. Sipas Berishës prova përfundimtare është një revolucion që ose do të përfundojë me shkatërrimin e Edi Ramës, ose me shkatërrimin e opozitës.

“Problemi aktual, në vlerësimin tim për opozitën, është betejë për jetë a vdekje. Të thuash se ka vjedhur votën, thua një të vërtetë, por është komplekse. E vërteta është që ai është në pushtet duke vjedhur votën. Të thuash që po bën gjithçka në Parlament për të shtypur opozitën, ju e dini se aktet e tij në Parlament janë antikushtetuese.

Por kjo e fundit që Rama angazhon njeriun, ndër më kryesorët të sigurisë në SHBA kundër opozitës, me rrjetet ruse siç del tani, opozita këtu me këtë person nuk ka të ardhme. Dhe opozita bën gabimin më të madh nëse nuk bën provën përfundimtare. Një revolucion që duhet ose të përfundojë me shkatërrimin e Ramës, ose më shkatërrimin e opozitës. Opozitë fiktive nuk duhet të ketë”, - tha Berisha në emisionin “Open" në News 24. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI