Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

11 persona të arrestuar në Tiranë, policia jep detaje

Lapsi.al 26 January 2023
11 persona të arrestuar në Tiranë, policia jep detaje

Policia e Tiranës njoftoi për mediat se ka arrestuar plot 11 persona në orët e fundit.

Arrestimet janë bërë për një sërë veprash penale. Policia jep detajet e arrestimeve më poshtë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– E. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë një biçikletë;

– A. L., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një shtetasi (daja i tij).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë kapën shtetasen në kërkim Shqiponja Krosi banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Kjo shtetase, gjatë kohës që ka administruar një agjenci turistike, ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, duke mashtruar qytetarë të ndryshëm se do t’i pajiste me kontrata pune në vendet e BE-së.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 5 arrestuan shtetasit E. B., 20 vjeç, J. V., 20 vjeç dhe A. V., 19 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, të katërt banues në Kamzë, pasi kanë vjedhur sasi nafte, në 2 automjete në pronësi të një subjekti privat. Pas verifikimeve të kryera për këtë rast, ka rezultuar se shtetasi E. B. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gjithashtu, po nga këto struktura u ndalua shtetasi A. Gj., 41 vjeç, banues në Kamzë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur një motomjet, në Kashar. Gjatë tentativës për t’u larguar, duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka dalë nga rruga.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin E. F., 53 vjeç, banues në Golem, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– E. Ll., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

– A. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin H. D., 58 vjeç, i cili për pasojë, ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI