Flash

Video/ Festë e Dortmund në minutën e 93': asisti i Haller e goli i Reyna rrëzojnë Mainz

Lapsi.al 25 January 2023
Video/ Festë e Dortmund në minutën e 93': asisti i Haller e

Borussia Dortmund rrëmben një sukses të cmuar në transfertë. Heroi është edhe njëherë Gio Reyna, që realizoi golin vendimtar në kohën shtesë. Devijimi i tij në të 93' i jep Borussia fitoren 2-1 ndaj Mainz e arritjen në vendin e katërt të Eintracht e Freiburg (31). Të dy barazuan 1-1 e ndjekin Leipzig (32). Ai që vërtetë feston, është Union Berlin. Fitorja 2-0 ndaj Werder vlen vendin e dytë me 33 pikë, -3 nga Bayern. Buzëqeshin edhe Leverkusen e Augsburg.

Lexo më tej: Video/ Kimmich shpëton Bayern nga humbja në të 90′: Koln merr pikë në Allianz, Wolfsburg ‘pesëshe’ në Berlin

Emocione të minutës së fundit në Mewa Arena, ku Borussia Dortmund merr një sukses të çmuar jashtë fushe. Heroi është sërish Gio Reyna, i cili ashtu si kundër Augsburg shënon si zëvendësues golin vendimtar. Prekja e tij në asistin e Haller në minutën e 93' vlen fitoren 2-1 ndaj Mainz. Një sukses i jashtëzakonshëm sepse verdhezinjve u mungonte Bellingham (i pezulluar). BVB e mbylli fazën e parë me 31 pikë dhe shkon në -5 nga Bayern, që vjen nga dy barazime radhazi.

REZULTATET

Mainz 1-2 Borussia Dortmund

Augsburg 1-0 Borussia Monchengladbach

Bayer Leverkusen 2-0 Bochum

Freiburg 1-1 Eintracht Frankfurt

Werder Bremen 1-2 Union Berlin

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI