Flash

Danjuma, vizitat mjekësore me Everton, transferimi te... Tottenham: tërbohen Toffees

Lapsi.al 25 January 2023
Danjuma, vizitat mjekësore me Everton, transferimi te... Tottenham:

Po shkakton shumë diskutime kalimi i Arnaut Danjuma nga Villarreal te Tottenham. Në fakt, pranë fundjavës së kaluar, sulmuesi holandez kishte gjetur një marrëveshje për transferimin te Everton. Mes të shtunës dhe të dielës ai kishte kryer edhe vizitat mjekësore në emër të Toffees. Në këtë pikë, gjithçka dukej se ishte e kryer për ardhjen e tij në Merseyside. Më pas, megjithatë, diçka ndryshoi. Spurs hynë në lojë dhe brenda pak orësh përfunduan 'grabitjen', duke shpërthyer zemërimin e Everton dhe tifozëve të tij. Pak rëndësi ka për Danjuma, në Londër në formë huazimi. Sulmuesi është gati të vihet në dispozicion të Antonio Contes.

Në bazë të kësaj prapakthese sensacionale do të ishte shkarkimi i Frank Lampard. Tekniku ishte ekspozuar personalisht për të bindur sulmuesin me origjinë nigeriane të zgjidhte Everton. Ish-mesfushori e shihte vendimtar për të ndihmuar ekipin të arrinte një shpëtim të komplikuar. Everton, në fakt, është i parafundit në renditje dhe nuk fiton që nga tetori. Vetëm pak ditë më parë Danjuma kishte publikuar një tëeet me përmbajtje emblematike: “Born ready”, duke konfirmuar faktin se ishte gati për të përballuar sfidën e re.

Megjithatë, tani sfida do të jetë krejt tjetër. Tottenham po lufton për një vend në katër më të mirët dhe është në raundin e 1/8 të Champions. Spurs do të përballet me Milanin në San Siro më 14 shkurt në ndeshjen e parë. Danjuma vjen me kartvizitën e të qenit një nga protagonistët e shkatërrimit të Juventus sezonin e kaluar. Holandezi shënoi golin e 0-3 përfundimtar në Stadium, që eliminoi Allegrin nga turneu. Megjithatë këtë sezon ai e ka pasur më të vështirë të gjejë vazhdimësi. Danjuma ka shënuar vetëm 4 gola mes La Liga dhe Conference League dhe nuk ka luajtur asnjë ndeshje si titullar që para Kupës së Botës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI