Flash

Alibia e Edi Ramës për t’iu shmangur implikimit në çështjen “McGonigal”

Lapsi.al 25 January 2023
Alibia e Edi Ramës për t’iu shmangur implikimit në

Alibia e Edi Ramës për çështjen "McGonigal" i ngjan reagimit të njeriut që e kishte mizën nën kësulë. Sepse në dosjen e prokurorisë amerikane, ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal akuzohet për falsifikim dhe fshehje të materialeve, të cilat duhej t’i kishte deklaruar. Por në dosje janë edhe 225 mijë dollarë, që zyrtari i FBI-së i ka marrë në fshehtësi.

Drejtësia amerikane nuk e akuzon McGonigal se është korruptuar me 225 mijë dollarët që i dha Agron Neza.

Por duke qenë se McGonigal i ka bërë Edi Ramës një shërbim fantastik, siç ishte nisja e hetimit për paratë që Nick Muzin i kishte marrë Lulzim Bashës, atëherë lind natyrshëm pyetja: Mos ndoshta 225 mijë dollarët iu dhanë McGonigalit në fshehtësi në formë ryshfeti për shërbimin që i bëri Edi Ramës?

Rama mohoi pikërisht këtë akuzë gjatë prononcimit të tij për gazetarët në oborrin e Partisë Socialiste, por këtë e bëri përmes deklaratave të pavërteta dhe hamendësimeve qesharake.

Së pari, kur gazetarja Ambrozia Meta i kujtoi se informacionet për Nick Muzin dolën nga zyra e kryeministrisë dhe kjo është e shkruar në konkluzionet e dosjes hetimore, Rama e mohoi, duke bërë një deklaratë të pavërtetë.

Edi Rama: Përfundimet e hetimit dhe fillimi i fazës tjetër të procesit, ku hetuesit amerikanë kanë dorëzuar dosjen e hetimit të tyre, nuk ka asgjë nga këto që thoni ju. Absolutisht asnjë konkluzion.

Gazetarja Ambrozia Meta: Aty përmendet që informacionet kanë dalë nga zyra e kryeministrit.

Edi Rama: Përmendjet lexojini mirë se aty nuk përmendet absolutisht një gjë e tillë, aty thuhet çfarë thotë njëri dhe cfarë thotë tjetri, ndërsa vetë hetuesit thonë një gjë tjetër, që hetimet kanë përfunduar dhe ka një të akuzuar për mosdeklarim dhe konflikt interesi në raport me shokun e tij shqiptaro-amerikan nga Tropoja, të cilin unë e kam njohur në takimin me të dhe me të cilin nuk kam pasur asnjë lidhje tjetër përvec këtj raporti miqësor dhe këtyre shkëmbimeve pa asnjë interes tjetër me zyrtarin e FBI-së.

Në fakt, pyetja e gazetares është plotësisht e saktë. Ndërsa mohimi që i bën Rama nuk qëndron.

Në paragrafin 40 të dosjes, shkruhet se informacioni për çështjen e lobistit amerikan doli nga zyra e kryeministrisë, kaloi nga Personi A (Agron Neza) dhe nga ai, kaloi tek shefi i kundërzbulimit të FBI-së, Charles Mcgonical, i cili ia dorëzoi një vartësi të tij për hetime. Paragrafi më poshtë:

Së dyti, duke qenë se 225 mijë dollarët që mori Charles Mcgonical nga Agron Neza dhe udhëtimet e tij të paguara në Shqipëri, Kosovë dhe Austri mund të konsiderohen ryshfet për goditjen e Bashës, atëherë Rama ka hedhur një shashkë për dy ndërmjetësit e tij.

Agron Nezën e lidhi me Partinë Demokratike, ndërsa Dorian Duçkën e lidhi me LSI, duke lënë të kuptohet se goditja e Bashës apo 25 mijë dollarët shpërblim i pretenduar për shefin e FBI-së mund të ketë ardhur nga segmente të tjera të politikës.

“Fola për zotin Agron, i cili e përsëris vjen nga lëvizja demokratike shumë i afërt i të ndjerit Azem Hajdari, fis me Besnik Mustafajin, njerëz të nderuar të cilin nuk e kam njohur më parë asnjëherë dhe me të cilin nuk kam shkëmbyer as letra, as interesa dhe asgjë tjetër dhe e kam takuar vetëm në prani të zyrtarit të FBI-së. Përsa i përket personit tjetër, ka qenë zv.ministër i energjitikës në koalicion në 2013 dhe për një farë kohe ka punuar pranë meje pa pagesë…..” ka thënë Rama.

Së treti, kryeministri i Shqipërisë nxitoi ta konsiderojë një borxh, shumën prej 225 mijë dollarë që Agron Neza i ka dhënë shefit të FBI-së. Ky është varianti që jep edhe Charles Mcgonigal, i cili sot u deklarua i pafajshëm për akuzat që i bëhen. Çështja është që, nëse McGonigal i ka marrë borxh mikut të tij shqiptaro-amerikan Agron Neza, atëherë përse nuk e deklaroi këtë siç ia kërkonte pozicioni që kishte.

Duket e vështirë për t'u besuar që McGonigal me një eksperiencë të gjatë në FBI thjesht "e harroi" deklarimin e një borxhi të tillë nga Neza, duke i hapur vetes një telash të madh me ligjin dhe duke dëmtuar reputacionin e tij.

Të tre këto momente në aibinë e Ramës synojnë të këpusin fijet që plotësojnë panoramën e një skandali më të madh se fshehja e informacioneve nga Charles McGonigal. Rama mohon akuzën se e korruptoi ish-zyrtarin e FBI-së. Dhe për këtë dosja e drejtësisë amerikane nuk ka asgjë. Të paktën deri tani./Lapsi

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI