Flash

Video/ Sarri poker Milanit në Olimpico: Lazio shkatërron shpresat e Piolit për titullin

Lapsi.al 24 January 2023
Video/ Sarri poker Milanit në Olimpico: Lazio shkatërron shpresat e

Lazio mposhti Milanin 4-0 në Olimpico, në ndeshjen e fundit të javës së 19' të Serie A. Suksesi me përmasa i ekipit të Sarrit çertifikon krizën e kuqezinjve. Bardhekaltrit e zhbllokuan takimin pas vetëm 4' me devijimin e Milinkoviç-Savic. Në minutën e 38' mbërriti dyfishimi i Zaccagni dhe praktikisht nuk pati më histori. Në pjesën e dytë, muzika nuk ndryshoi. Në minutën e 65' Luis Alberto u kujdes për të firmosur trisin me një goditje dënimi. Pastaj Felipe Anderson kompletoi pokerin, duke përfituar nga gafat e shumta të prapavijës kundërshtare. Napoli fluturon në +12 nga kuqezinjtë e Piolit. Ndërsa djemtë e Sarrit arrijnë Interin në vendin e tretë në kuotën e 37 pikëve.

Lexo më tej: Video/ Gjashtë gola e spektakël ndaj Atalantës: reagim i madh i Juventus, por ishte një super Lookman

Një tjetër goditje shumë e rëndë, pas humbjes së Superkupës. Milani u shemb nën furinë e Lazios. Kuqezinjtë e Piolit pësuan humbjen e tretë të sezonit në kampionat dhe shohin Napolin të arratiset në krye të një renditjeje gjithnjë e më të ngjyrosur blu. Kështu, vazhdon makthi i janarit të kuqezinjve, të cilët duket se kanë humbur formën dhe gjithashtu qetësinë. E dëshmojnë më së miri blackout e shpeshtë të mbrojtjes, dikur hermetike. Sarri nga ana tjetër po shijon momentin e shkëlqyer të skuadrës së tij. Lazio ka gjetur ritëm, intensitet dhe përqendrim pas një fillimi disi të pasigurt të vitit 2023. Me Juven jashtë konkurrencës, renditja buzëqesh dhe Liga e Kampionëve, duke vazhduar kështu, është larg nga të qenit utopi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI