Flash

Video/ Kimmich shpëton Bayern nga humbja në të 90': Koln merr pikë në Allianz, Wolfsburg 'pesëshe' në Berlin

Lapsi.al 24 January 2023
Video/ Kimmich shpëton Bayern nga humbja në të 90': Koln

Faza e parë në Bundesligë përfundoi me një barazim në shtëpi për Bayern Mynih. Skuadra e Nagelsmann nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në shtëpi kundër Koln. Kimmich u kujdes që në minutën e 90' t'i përgjigjej golit të Skhirit në minutën e 4'. Leipzig e shfrytëzoi mundësinë, duke mbërritur -4 nga bavarezët. Red Bull mposhti 6-1 Schalke me André Silva (dygolësh), Henrichs, Werner, Olmo dhe Poulsen. Wolfsburg dominoi me një pesëshe në Berlin përballë Hertha (5-0). Barzimi 2-2 mes Hoffenheim dhe Stuttgart.

BAYERN-KOLN 1-1

Surprizë në Allianz Arena, ku Nagelsmann u shpëtua në fund nga Kimmich. Bayern barazoi 1-1 në shtëpi me Koln dhe është ende pa fitore në këtë fillim të vitit 2023 në Bundesligë. Sfida u zhbllokua menjëherë. Në minutën e 4', Skhiri përfitoi nga spondi i Chabot dhe kaloi miqtë në avantazh. Bavarezët tentuan të reagojnë menjëherë me një goditje të Gnabry, por Schwabe nuk u befasua. Skhiri për pak sa nuk shënon të dytin, por këtë herë e ndali Sommer. Nagelsmann luajti kartën Coman dhe Gravenberch në fillimin e pjesës së dytë. Ish-lojtari i Ajax ishte më i rrezikshmi i ekipit të tij, duke goditur shtyllën. Muri i ngritur nga Schwabe rezistoi si ndaj Coman ashtu dhe ndaj Müller, por u shemb në minutën e 90'. Kimmich shpëtoi Bayern me një goditje të shkëlqyer nga distanca. Barazimi i dytë 1-1 radhazi. Bayern e mbyll kështu fazën e parë me 36 pikë, katër më shumë se Leipzig. Por të paktën një mes Eintracht, Freiburg dhe Union Berlin mund të shkojë në -3.

SCHALKE-LEIPZIG 1-6

Fund perfekt i fazës së parë për Leipzig, që mposhti Schalke 6-1 dhe mbërriti 4 pikë nga vendi i parë i Bayern. Ndeshja u mbyll në pjesën e parë falë dy golave të André Silva (7' dhe 44') dhe golave të Henrichs në minutën e 15-të dhe Ëerner në kohën shtesë. Në pjesën e dytë, trajneri i klubit të Gelsenkirchen, Reis, ndryshoi duke futur Aydin dhe Ivan, por vendasit arritën të shënojnë golin e flamurit vetëm me Kozuki (56'). Më pas Olmo (83') dhe Poulsen (89') i dhanë përmsa rezultatit. Leipzig e mbyll fazën e parë me 32 pikë, -4 nga Bayern kryesues. Nga ana tjetër, Schalke qëndron gjithnjë e më i fundit me 9 pikë.

HERTHA-WOLFSBURG 0-5

Sukses i jashtëzakonshëm jashtë fushe për Wolfsburg, që dominoi në Berlin kundër Hertha. Triumf 5-0, me Ujqit në avantazh me tre gola që në pjesën e parë. Ish-lojtari i Bolonjës Svanberg hapi ndeshjen në minutën e 4'. Momenti kyç ishte në minutat e 31-34. Fillimisht Arnold dyfishoi me penallti, më pas Wind firmosi trisin. Pokeri u realizua nga Baku në minutën e 72', duke përfituar nga asisti i dytë i Svanberg. Në fund, erdhi 5-0 përfundimtare nga Marmoush (86'). Wolfsburg shënoi fitoren e pestë radhazi dhe kërkon Europën, Hertha e parafundit me 14, aktualisht -2 nga shpëtimi.

HOFFENHEIM-STUTTGART 2-2

Barazim emocionues 2-2 mes Hoffenheim dhe Stuttgart. Një rezultat që i shërben më shumë vendasve, në kuotën 19 pikë dhe +3 pikërisht ndaj miqve. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 11' falë Kramaric, por në shtesën e gjatë të pjesës së parë, për shkak të dëmtimeve të Skov dhe Tomas, barazimi erdhi nga Guirassy. Miqtë shënojnë avantazhin në minutën e 77' me Endo, duke plotësuar përmbysjen. Por një minutë më vonë Ahamada u ndëshkua me karton të kuq, duke i dhënë epërsi numerike vendasve. E kështu, 2-2 erdhi pikërisht në minutën e 94' me goditjen e Kramaric.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI