Flash

E akuzonin se ishte golfist më shumë se futbollit, Bale i jep të drejtë tifozëve të Real: do marrë pjesë në PGA Tour

Lapsi.al 24 January 2023
E akuzonin se ishte golfist më shumë se futbollit, Bale i jep të
Gareth Bale njoftoi papritur tërheqjen e tij nga futbolli më 9 janar, por tani është gati për një aventurë të re sportive. Në fakt, në rrjetet sociale ish-futbollisti uellsian i Tottenham, Real Madrid dhe Los Angeles FC ka njoftuar se do të marrë pjesë në PGA Tour. Turneu i goldit është planifikuar për në shkurt, në Palm Beach të Kalifornisë.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Gareth Bale (@garethbale11)

Futbollisti uellsian e ka pasur gjithmonë pasion golfin. Në momente të caktuara dukej se golfi mundte futbollin, si e akuzonin gjithnjë tifozët e Real Madrid. Bale madje e kishte portretizuar veten me flamurin e Uellsit dhe shkrimin: "Uells. Golf. Madrid. Në këtë renditje". E në fakt në atë kohë futbollisti u pa shumë herë me idenë për të luajtur golf në cirkuitet më të mira në botë, kur ende paguhej nga Real Madrid. Problemi në atë kohë ishte koha. Tani Bale, pasi ka fituar 21 trofe si futbollist, përfshirë 5 Champions, 4 Kupa Bote për Klube, 3 Superkupa Evropiane dhe 3 Kampionate Spanjolle dhe madje është emëruar anëtar i Urdhrit të Perandorisë Britanike në qershor 2022 për merita sportive nga Mbretëresha Elizabeth II, mund të merret vetëm me golf.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Gareth Bale (@garethbale11)

TURNEU

Debutimi i tij në AT&T Pebble Beach Pro-Am është në fillim të shkurtit. Turneu do të zhvillohet nga data 2 deri në 5 të muajit të ardhshëm. Me të do të jenë 156 amatorë të tjerë dhe po aq profesionistë, duke përfshirë kampionin e US Open, Matt Fitzpatrick dhe numrin 5 të botës Partick Cantlay. Për më tepër, uellsiani nuk do të jetë i vetmi personazh i famshëm që do të marrë pjesë aty. Në të njëjtin turne do të luajë edhe Bill Murray, aktori i famshëm amerikan.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI