Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Ambasada Amerikane në Kosovë: Më 31 janar diskutim për Asociacionin

Lapsi.al 24 January 2023
Ambasada Amerikane në Kosovë: Më 31 janar diskutim për

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë konfirmoi diskutimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që pirtet të mbahet më datë 31 janar.

Në një përgjigje për KosovaPress, Ambasada tregoi qëllimin e këtij diskutimi ndërsa nuk bëri të ditur nëse ka një ftesë për kryeministrin e Kosovës, njëherit kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pavarësisht se u tha që ka ftuar liderë politikë.

“Më 31 janar, Ambasada e Amerikës do të organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kemi ftuar drejtues të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë për të diskutuar këtë temë të rëndësishme”, u tha në përgjigjen e Ambasadës amerikane për KosovaPress.

KosovaPress ka mësuar nga burime brenda Qeverisë së Kosovës, që deri më sot (24 janar) kryeministri Kurti nuk ka pranuar një ftesë për diskutimin e 31 janarit.

Ndërkohë, mësohet se kryetari i LDK-së, Lumri Abdixhiku, ka pranuar një ftesë të tillë. Por, edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, konfirmoi ftesën dhe pjesëmarrjen.

Ditë më parë, i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke folur për refuzimin e Kurtit për të themeluar Asociacionin, tha se “një person dhe një palë nuk mund të shmangë një detyrim ligjor ndërkombëtar”.

Ambasada amerikane i tha KosovaPress-it se diskutimi i 31 janarit është në përputhje me angazhimet e tyre dhe në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi ynë është të avancojmë mirëkuptimin e ndërsjellë për angazhimin rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ne po e organizojmë këtë diskutim në përputhje me qëllimin tonë të qëndrueshëm për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe si reflektim i miqësisë sonë të gjatë dhe mbështetjes për popullin e Kosovës”, përfundoi përgjigjja e Ambasadës.

Të këshilluara

12 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar përditësimin më të fundit të situatës epidemiologjike me Covid në vend. Sipas të dhënave të ministrisë, gjatë 24 orëve ...

17:50

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI