Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

21 janari/ Xhaxhai i Aleks Nikës i premton kreut të SPAK audio-përgjimin

Lapsi.al 24 January 2023
21 janari/ Xhaxhai i Aleks Nikës i premton kreut të SPAK

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës i cili mbeti i vrarë në protestën e zhvilluar në 21 janarin e vitit 2011, është takuar me kreun e SPAK Altin Dumanin.

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi se ai ka kërkuar që dosja t’i kalojë SPAK dhe të hetohet nga SPAK.

Më tej ai është shprehur se nëse hetohet nga SPAK përgjimet do të ua dorëzojë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin, pasi nuk kanë besim tek Prokuroria e Tiranës.

Ky reagim vjen pas audiopërgjimeve të publikuara së fundmi lidhur më ngjarjen e 21 janarit.

“Ne kërkojmë që dosja të hetohet në SPAK. Si familje kemi besim te Prokuroria e Tiranës. Ne duam që SPAK-u të tërhqë dosjen pasi i ka të gjitha mundësitë të kryejë një hetim objektiv”. Kështu mësohet të ketë thënë Nika.

Lexo më tej: Surpriza/ Zbulohen përgjimet audio të urdhrave për të vrarë në 21 janar 

Lexo më tej: Spektakli/ PS padit në SPAK Berishën, Bashën dhe gardistët për 21 janarin 

Të këshilluara

Qyteti kinez regjistron temperaturën -53C

Qyteti më verior i Kinës, Mohe ka regjistruar temperaturën më të ulët të tij që nga fillimi i regjistrimit. Mohe, i njohur si "poli i Veriut i Kinës" është në p...

00:13

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI