Flash

“Dosja 184” dhe “21 Janari”/ Standarti i dyfishtë i Edi Ramës me përgjimet

Lapsi.al 23 January 2023
“Dosja 184” dhe “21 Janari”/ Standarti i dyfishtë i
Ende nuk dihet origjina audio-përgjimit të gardistëve në 21 Janar 2011. Deri tani gazetari Artan Hoxha ka publikuar vetëm një fragment në video për të provuar ekzistencën e tyre. Siç duket në filmimin më lart është momenti kur babai i Aleks Nikës i dëgjon ato në shtëpinë e tij. Prokuroria ende nuk e kishte administruar kasetën për verifikim, kur kryeministri Edi Rama i quajti ato “një fakt i ri që bërtet për drejtësi”. Në disa konferenca rresht Elisa Spiropali, Ulsi Manja dhe Taulant Balla e konsideruan materialin një “fakt të ri që duhet të hetohet në mënyrë objektive nga SPAK”, pasi aty provohet urdhri i vrasjeve të katër protestuesve Aleks Nika, Hekuran Deda, Faik Myrto dhe Ziver Veizi. Por ky nxitim i Edi Ramës dhe vartësve të tij s’ka se si të mos jetë në kontradiktë të fortë me ato çfarë është thënë në të kaluarën, në situata të ngjashme. I tillë është reagimi për audio-përgjimet që publikoi Bild për dosjen 184 dhe 339. Katër vite më parë, kryeministri i zhvlerësoi ato si “një sallatë fjalësh”. Jo vetëm kaq, por Rama i përcolli ato si një “përpjekje e dëshpëruar për manipulimin e njerëzve” megjithëse origjina e tyre ishte pjesë e një dosjeje hetimore me vendim të gjykatës. Spektakli/ PS padit në SPAK Berishën, Bashën dhe gardistët për 21 janarin (lapsi.al) Si për ironi, ndërsa i kujtojnë Berishës deklaratën se ai do të bënte të njëjtën gjë në 21 Janar, ia vlen të sillet në kujtesë mesazhi i Edi Ramës pasi i doli telefonata me një person që blinte vota në Dibër. Edhe kryeministri Rama tha se “këtë bisedë do e bëja prapë njësoj”. (Tweet më poshtë)/Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI