Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Përgjimet e 21 Janarit/ Ulsi Manja: Sot dorëzojmë kallëzim në SPAK, bashkë me kasetën!

Lapsi.al 23 January 2023
Përgjimet e 21 Janarit/ Ulsi Manja: Sot dorëzojmë kallëzim

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se Partia Socialiste do të dorëzojë në SPAK kallëzimin për vrasjet e 21 Janarit bazuar në përgjimet që pretendojnë se janë në kasetën e publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Manja akuzoi direkt ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kujtoi deklaratat e tij se nëse do kishte qenë sërish në të njëjtat rrethana do të kishte marrë snajperin për të vrarë kreun e opozitës në atë kohë, Edi Ramën.

“Nuk di nëse ka ndonjë rast ku hetohen protestues të lirë si organizatorë të vrasjeve ndërsa ish kryeministri thotë i vrau gardën për të mbrojtur godinën e kryeministrisë. Dhe thotë që në të njëjtat kushte do kishte marrë snajperin dhe vetë dhe do kishte vrarë ish kryetarin e opozitës Edi Rama.

SPAK ka sprovën e vet për të treguar që është në lartësinë e detyrës që i ka ngarkuar kushtetuta dhe ligji. Sot do ta dorëzojmë kallëzimin. Kallëzimi do të drejtohet në SPAK dhe administrimi i kasetës si provë. Nuk mundet kurrsesi të barazohet urdhërdhënesi me protestues dhe qytetarë që kanë protestuar dje, protestojnë sot dhe do protestojnë edhe nesër”, deklaroi Manja.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI