Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Dridhet Napoli, shtyhen hetimet mbi çështjen Osimhen: katër lojtarë për 21 milionë euro, luajnë te amatorët

Lapsi.al 23 January 2023
Dridhet Napoli, shtyhen hetimet mbi çështjen Osimhen: katër

Napoli vazhdon të shijojë një sezon ëndrrash dhe kreun vetmitar në Serie A. Por gjërat mund të mos jenë gjithnjë kaq rozë. E në fakt, klubi po ndjek i shqetësuar zhvillimet e hetimeve për çështjen Osimhen. Prej muajsh, në fakt, prokuroria e kryeqendrës kampane ka hetuar shitjen e nigerianit. Konkluzionet e para janë ato të komunikimeve të rreme në pasqyrat financiare. Në këto orë po filtron lajmi se puna e hetuesve do të zgjatet edhe për gjashtë muaj. E pasi të ketë përfunduar aktiviteti hetimor, prokuroria e FIGC do të kërkojë akses në dokumente.

Nëse nga dokumentet dalin prova të reja, avokati Chiné mund të kërkojë rihapjen e gjyqit, siç ndodhi në rastin e Juventusit. Pozicioni i Napolit, si ai i bardhezinjve, ishte arkivuar tashmë në maj me shpalljen e pafajësisë nga Gjykata Federale e Apelit. Siç raporton Repubblica, sipas Gino Fabio Fulgeri, avokatit që ndihmon Aurelio De Laurentiis në çështje penale, “Napoli është i bindur se mund të tregojë rregullsinë e operacionit. Për më tepër që është i vetmi për të cilin ka hetime”.

Lexo më tej: Kërcënime me vdekje për prokurorin Chiné: në shënjestër të tifozëve të Juventus edhe Gravina e shoqja e tij

ÇFARË PËRFSHIN HETIMI

Numri një i klubit, gruaja e tij, fëmijët Valentina dhe Eduardo, dhe CEO Chiavelli, u përfshinë në regjistrin e të dyshuarve më 21 qershor. Blerja e Osimhen dhe operacioni janë në qendër të hetimit në të cilët ishin të përfshirë katër lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për portierin Karnezis dhe tre lojtarë të rinj, Liguori, Palmieri dhe Manzi. Vlera totale e tyre shkon mbi 21 milionë euro dhe aktualisht luajnë në liga të vogla dhe kampionate amatore. Guardia di Finanza ka qenë në punë prej muajsh duke analizuar të gjithë dokumentacionin. Krahas krimit të komunikimeve të rreme në pasqyrat financiare, ekziston edhe hipoteza e deklarimit mashtrues. Një vepër që lidhet me një pjesë të shumës së paguar te Lille, për të cilën nuk është paguar 4.6 milionë tatimi mbi vlerën e shtuar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI