Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Audio-përgjimi i 21 Janarit/ Berisha: Janë manipulime të Ardi Veliut!

Lapsi.al 23 January 2023
Audio-përgjimi i 21 Janarit/ Berisha: Janë manipulime të Ardi

Sali Berisha nuk beson se audio-përgjimi, që gazetari Artan Hoxha pretendon të jetë komunikimi i Gardës në 21 Janar, është autentik. Sipas Berishës, pas këtij përgjimi, qëndron Ardi Veliu, drejtues i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, i cili më parë është akuzuar për manipulime të ngjashme në vendngjarje kriminale.

I pyetur gjatë një konference për mediat për urdhrat që gazetari Artan Hoxha thotë se janë në përgjim, Berisha thotë se ky është një makabritet që Rama e bën me familjarët e viktimave.

"Së pari, që unë të komentoj manipulimet e Ardi Veliut, harroje. Por të them këtu, i takon mediave t'i thonë të vërtetën e atij manipulimi. Nuk mund të komentoj unë një… disa tabela shkrimi që paraqiten si audio-përgjim, që nuk u paraqit kund audio. Por dëshmoi qartësisht se është një manipulim dhe falsifikim. Njëlloj si shiriti i 21 Janari që u tha se Berisha ishte implikuar në problemin e hidrocentralit. Gjithçka është krijesë e Ardi Veliut.

21 Janari përbën një nga ngjarjet më tragjike, përpjekje për grusht shteti, marrje pushteti me dhunë nga ata që unë e kam denoncuar me kohë. SHBA insistoi me të madhe në atë periudhë që të hetohen organizatorët dhe autorët e dhunës. Edi Rama është personi kryesor, organizator i dhunës. Edi Rama nuk gjeti kurrë kurajo të paraqitej në prokurori megjiothëse u thirr për të dëshmuar. Edi Ramën do ta ndjekë gjithë jetën përgjegjësia penale për organizimin e asaj dhune. Ai është i faktuar si organizator për mënryën më të dhunshme. Pjesa e atyre gardistëve u hetua nga një kundërshtare e egër e Sali Berishës, është hetuar me një prani të rëndësishme ndërkombëtare dhe u dhanë dënimet e njohura deri tani.

Por meqënëse shërbehet me krijime të Ardi Veliut, i them: Lëri ato!. Hajde hiq imunitetin se unë skam imunitet dhe shko dëshmo për organizimin e puçit. I solli si mish për top. Natyrisht ngjarja është tragjike. Atëherë dhe sot familjarët kanë ngushëllimet e mia, por manipulimi që bën Edi Rama me njerëzit që solli mish për top, është makabritet" tha Berisha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI