Flash

Atentat ndaj shqiptarit në Gjermani, detaje nga ngjarja

Lapsi.al 23 January 2023
Atentat ndaj shqiptarit në Gjermani, detaje nga ngjarja

Vazhdojnë hetimet në lidhje me një atentat të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, në Hemshof, Gjermani. Policia lokale flet për një tentativë vrasjeje ndaj një shqiptari 25 vjeç dhe nuk dëshiron të komentojë më tej rastin për arsye hetimore.

Një gjë është e sigurt, 25-vjeçari shqiptar është goditur me disa plumba në mesnatën e të shtunës. Policia e alarmuar e gjeti të riun të plagosur rëndë të shtrirë në borë në Hartmannstrasse në orën 2:15 të mëngjesit të së dielës. Burri u dërgua në spital dhe u operua. Ai aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Në orën 2 të mëngjesit, një çerek ore më parë, kishte pasur një përleshje në një lokal në ‘Dessauer Strasse’ aty pranë. Sipas një zëdhënësi të policisë, është ende duke u përcaktuar nëse 25-vjeçari ishte i përfshirë në këtë sherr dhe më pas të jetë qëlluar. Deri më tani askush nuk i është përgjigjur thirrjes publike për dëshmitarë nga policia.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, dy të plagosur

Një aksident i frikshëm kandodhur në lagjen Gurra të Lezhës. 3 automjete janë perplasur me njëra tjetrën u njëra prej tyre është përmbysur. Sipas të dhënave par...

19:52

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI