Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Arrestohet i riu në Tiranë, lëvizte me armë pa leje në automjet

Lapsi.al 23 January 2023
Arrestohet i riu në Tiranë, lëvizte me armë pa leje në

Forcat “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 3, kanë finalizuar operacion e koduar "Gray", për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Në këtë operacion është arrestuar në flagrancë 26-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe me krehër me 7 fishekë.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gray”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Petrit Radovicka”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. D. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.” – njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë, dy të plagosur

Një aksident i frikshëm kandodhur në lagjen Gurra të Lezhës. 3 automjete janë perplasur me njëra tjetrën u njëra prej tyre është përmbysur. Sipas të dhënave par...

19:52

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI