Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Video/ Dortmund fiton mes drithërimave, 4-3 ndaj Augsburg: Haller debuton poshtë "Murit të verdhë"

Lapsi.al 22 January 2023
Video/ Dortmund fiton mes drithërimave, 4-3 ndaj Augsburg: Haller debuton

Emocione të pafundme në Westfalenstadion, ku u luajt një ndeshje piroteknike. Borussia Dortmund tregoi të gjithë limitet e saj në mbrojtje, me dy gabimet e bujshme të Schlotterbeck. E megjithatë, verdhezinjtë mposhtën Augsburg 4-3 falë golit të Gio Reyna. Një humbje e pamerituar për Demirovic dhe shokët e tij, të cilët rikthehen tre herë nga disavantazhi dhe i afrohen barazimit 4-4. Haller rikthehet në fushë (për gjysmë ore) dhe BVB ngjitet në vendin e 6, -2 nga treshja që ndjek Bayern.

Shtyn menjëherë BVB, duke luajtur hapur dhe duke ndërtuar shansin e parë me Moukoko. Augsburg humbi Ruben Vargas dhe rrezikoi shumë në minutën e 17'. Gikiewicz bëri një mrekulli të dyfishtë mbi Malen dhe Guerreiro, duke devijuar me fytyrë goditjen e dytë. Goli i BVB ishte në ajër dhe mbërriti në minutën e 29'. Adeyemi gjeti Bellingham në hyrje të zonës, me anglezin që befasoi portierin me një goditje të saktë. Dortmundi dominoi dhe dukej se kishte kontroll të plotë. Por në minutën e 39' Augsburg barazoi me goditjen e parë në portë. Një gabim flagrant i Schlotterbeck, që humbi topin dhe nisi kundërsulmin, e finalizuar nga Arne Maier. Kaluan tre minuta dhe mbrojtësi shleu gabimin, me një goditje me kokë që i coi shifrat në 2-1. Në shtesë pastaj, Demirovic goditi drejt portës e Ryerson, në përpjekje për t'a penguar, devijoi topin në rrjetë për barazimin 2-2.

RISHFAQET HALLER: "FUCK CANCER"

Gjithçka për tu ribërë nga Dortmund, që luajti kartën Haller në pjesën e dytë. Sulmuesi debutoi pas ndalesës për shkak të kancerit në testikul me një mesazh për mysafirin e padëshiruar në këpucë ("F**k kancer"). Në fushë megjithatë, sulmuesi nuk pati impaktin që do të donte. Dortmund mori një tjetër avantazh me Bynoe-Gittens në minutën e 75' dhe Augsburg barazoi menjëherë. Një tjetër çmenduri mbrojtëse e Schlotterbeck i dha mundësinë Čolina (76') të barazojë me topin e parë të prekur në Bundesligë. Nuk kishte mbaruar, pasi në minutën e 78' Gio Reyna mposhti Gikiewicz me një goditje të bujshme duke fiksuar 4-3. Dridhet por fiton Borussia Dortmund, tani e gjashta me 28 pikë dhe -2 nga treshja që ndjek kryesuesit. Augsburgu u ndal në 15 dhe në zonën e plotë të rënies.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI