Flash

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

Video/ Arsenal spektakël në Emirates: me dygolëshin e Nketiah mposht United në të 90' e mbetet +5 nga City

Lapsi.al 22 January 2023
Video/ Arsenal spektakël në Emirates: me dygolëshin e Nketiah

Sfidë spektakolare në Emirates. Përfundoi 3-2 mes Arsenal e Manchester United, ndeshja kornizë e të dielës në Premier League. Gunners ia dolën të triumfojnë në minutën e fundit të lojës, të udhëhequr nga dygolëshi i Nketiah. Skuadra e Mikel Arteta mban në distancë +5 ndjekësit e Manchester City.

Kryesuesit u hodhën përpara që në minutën e 9', por tentativa e Martinelli fluturoi mbi traversë. “Djajtë e Kuq” kaluan në avantazh në minutën e 17' me një gol të mrekullueshëm të Marcus Rashford. Sulmuesi befasoi Ramsdale në shtyllën e parë, duke mos i lënë asnjë shans. Megjithatë, barazimi erdhi menjëherë me Nketiah. Sulmuesi, i lënë i vetëm nga Wan-Bissaka, mposhti me kokë De Gea. Ndeshja, sipas traditës angleze, është intensive dhe me ritëm. Në fakt, në minutën e 28', miqtë iu afruan golit me një goditje të McTominay, por portieri i Gunners ishte gati.

Pjesa e dytë u hap me perlën e Bukayo Saka. Në minutën e 53' sulmuesi lëshoi një të majtë kirurgjikale në shtyllën e largët, ndaj të cilës De Gea nuk mund të bënte asgjë. Megjithatë, gëzimi i tifozëve vendas zgjati vetëm gjashtë minuta. Në zhvillimet e goditjes nga këndi, Lisandro Martinez përfitoi nga pasiguria në mbrojtje dhe barazoi 2-2. Presioni nga lojtarët e teknikut Arteta ishte konstant por Saka e Nketiah gjetën përballë një De Gea mahnitës, që mbrojti rezultatin. E megjithatë spanjolli nuk mund të bënte asgjë në minutën e 90' kur Nketiah me një devijim me takë shënoi 3-2 përfundimtar. Me këto tre pikë, Arsenal arrin në 50 pikë në renditje, duke konfirmuar ecurinë e tyre të pamposhtur prej 13 ndeshjesh. Gunners mbeten +5 ndaj Manchester City në krye të Premier League. Humbje e rëndë për United, të arritur në vendin e tretë nga Newcastle me 39 pikë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI