Flash

Si u kap polici që tentoi të fuste drøgë në burgun e Drenovës

Lapsi.al 22 January 2023
Si u kap polici që tentoi të fuste drøgë në burgun e

Detaje të reja për arrestimin e efektivit që tentoi të fuste drogë në burgun e Drenovës. Mësohet se Nevis Ibrahimi kryente shërbim në rrëgjimin e brendshëm të Burgut të Drenovës, por prej disa kohësh ishte mbajtur në kontroll nga shërbimet e tjera të burgut për shkak të sjelljes së dyshuar të tij.

Vetëm ditën e sotme ishte urdhëruar kontroll i detajshëm i tij, ku në pjesën e të mbathurave i është konstatuar lënda e dyshuar canabiss sativa e mbështjell me një beze të bardhë në një sasi të madhe (sa madhësia e grushtit), por që ende mbetet e pa peshuar.

Polici është futur për t’u kontrolluar në një dhomë të veçantë ndërsa kontrolli është bërë nga disa punonjës. E diela ka dhe fluksin e vizitave në këtë burg, gjë e cila mund të jetë përdorur nga efektivi i burgut si një mënyrë më e lehtë për të futur drogën, pasi kontrollet përqendrohen më tepër tek familjarët e të burgosurve.

Nuk dihet ende nëse ky efektiv ka futur dhe më herët sende të ndaluara në këtë burg, por prej kohësh ishte urdhëruar nga organet drejtuese që të mbahej në survejim. Pritet të peshohet sasia e drogës që ky polic tentoi të fuste në burg.

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin të dielën

Moti për këtë të diel parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervale të shkurtëra kthjellimi. Reshjet e shiut do të jenë prezente të herë...

00:21

Zhbllokohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

Pas disa orësh, rihapet qarkullimi i automjeteve në rrugën e Arbrit në aksin Qafë Murriz-Klos, e cila u bllokua për shkak të reshjeve të dëborës. Policia njofto...

21:59

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI