Flash

Gjermani/ Shqiptari vrèt ish-gruan në vendin e punës

Lapsi.al 22 January 2023
Gjermani/ Shqiptari vrèt ish-gruan në vendin e punës

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur të shtunën në Markdorf të Gjermanisë. Një shqiptar thuhet se ka vizituar ish-gruan e tij në vendin e punës dhe e ka qëlluar atë për vdèkje. Më pas ai u arratis, por u arrestua menjëherë pas kësaj.

Tashmë 47-vjeçari shqiptar ndodhet në paraburgim. Kjo është bërë e ditur nga prokuroria publike në Konstanz dhe selia e policisë në Ravensburg në një deklaratë të përbashkët. Ai u soll para gjyqtarit të dielën, i cili urdhëroi mbajtjen e tij në paraburgim.

Gjithashtu thuhet se është ngritur një grup hetimor për zbardhjen e krimit. Tash për tash kanë përfunduar hetimet mjeko-ligjore në vendin e ngjarjes. Policia dyshon se dëshmitarët e kanë parë krimin, por janë larguar nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinte policia dhe bën apel se kushdo që ka parë diçka duhet të denoncojë.

Sipas raporteve, burri mësohet se ka qëlluar 44-vjeçaren në gjendje të dehur. Ajo ka ndërruar jetë në vend. Nga sulmi nuk ka persona të tjerë të lënduar dhe motivi i krimit është ende i paqartë.

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin të dielën

Moti për këtë të diel parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervale të shkurtëra kthjellimi. Reshjet e shiut do të jenë prezente të herë...

00:21

Zhbllokohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

Pas disa orësh, rihapet qarkullimi i automjeteve në rrugën e Arbrit në aksin Qafë Murriz-Klos, e cila u bllokua për shkak të reshjeve të dëborës. Policia njofto...

21:59

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI