Flash

Fjalimi i presidentit Ferrero me lojtarët e Juventus: "Padrejtësi, do të mbrohemi. Ju në fushë, ne jashtë"

Lapsi.al 22 January 2023
Fjalimi i presidentit Ferrero me lojtarët e Juventus:

Vigjilja e Juventus-Atalanta nuk është si të tjerat në Continassa. Në fillim të seancës stërvitore kanë qenë prezentë të gjithë anëtarët e grupit të ekipit. Madje edhe të dëmtuarit që duhet të ishin në infermieri. Me grupin janë takuar presidenti dhe administratori i deleguar Gianluca Ferrero dhe Maurizio Scanavino. Ata janë njerëzit e besuar të John Elkann dhe padyshim që flasin edhe në emër të pronarëve që i zgjodhën të drejtonin Juventus në këtë moment delikat. -15 pikët në renditje rrezikojnë të rëndojnë edhe në kokën e lojtarëve, të cilët megjithatë nuk kanë kërkuar asgjë deri më tani. Përkundrazi - të paktën një pjesë e madhe - kanë treguar lidhjen e tyre me fanellën duke postuar një foto të ekipit në rrjetet sociale.

Lexo më tej: Juventus mund ta pësojë edhe më keq: manovra e pagave mund të agravojë situatën

FJALIMI

Drejtuesit kanë folur me skuadrën. E mesazhi është në përputhje me atë që thanë gjatë prezantimit të tyre pak ditë më parë. Fjalë të pakta por domethënëse: “Përballë padrejtësisë duhet të jemi të bashkuar dhe secili duhet të bëjë punën e tij. Ne mbrojmë klubin në vendet e duhura dhe ju në fushë duke bërë pikë. Sot, më shumë se kurrë, ju përfaqësoni miliona tifozë në mbarë botën", ishte përmbledhja e fjalimit. Pikërisht tifozëve, Ferrero u ishte drejtuar pak ditë më parë, duke i qetësuar: “Do të mbrohemi me qetësi dhe pa arrogancë – tha ai. Ne gjithmonë kemi respektuar, respektojmë dhe do të respektojmë të gjithë ata që janë thirrur të na gjykojnë. Ajo që duam është respekti i barabartë për ne dhe për ekipin tonë, në mënyrë që të mund të diskutojmë me seriozitet dhe rigorozitet se cilat ishin arsyet e veprimet tona”.

Ndërsa Scanavino përsëriti se “ambiciet e Juves nuk ndryshojnë”. Natyrisht, ndeshja kundër Atalantës, duke parë renditjen, nuk mund të konsiderohet më një përplasje e drejtpërdrejtë për zonën e Champions League. Edhe pse avokatët e klubit i besojnë apelit në Kolegjin e garancisë në Coni, për të rikthyer 15 pikët.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI