Flash

Beogradi mbushet me parulla: “Zelensky terroríst i NATO-s”

Lapsi.al 22 January 2023
Beogradi mbushet me parulla: “Zelensky terroríst i NATO-s”

Në qendër të Beogradit janë vendosur posterë me fotografinë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe me mbishkrimin “terroríst i NATO-s”. Këto posterë janë nënshkruar nga organizata e krahut të djathtë “Lëvizja Konservatore Nashi”. Më 22 janar ato u vendosën në oborrin e televizionit N1 në Beograd, por edhe në hyrje të zyrës së gazetës Danas.

Në fund të vitit të kaluar, stafi i gazetës Danas mori kërcënime me vdekje, duke thënë se atyre do t’iu ndodhte njësojë sikurse gazetarëve të revistës satirike franceze Charlie Hebdo, që u vranë gjatë sulmit terrorist të vitit 2015. Ukraina nuk është pjesë e NATO-s, ndonëse ka shprehur aspirata që t’i bashkohet kësaj aleance ushtarake. 

Kievi zyrtar për pothuajse një vit është duke u përballur me pushtimin e paprovokuar rus. Serbia, aleate e Rusisë, ka refuzuar që t’i bashkohet shteteve perëndimore dhe Bashkimit Evropian, për t’i vendosur sanksione Moskës, për shkak të luftës ndaj Ukrainës. Megjithatë, Beogradi ka votuar disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë agresionin rus.

Zyrtarë të lartë rusë kanë argumentuar se Moska në Ukrainë tani po lufton me aleancën e NATO-s. Shtetet e NATO-s, së bashku edhe me shtete të tjera, që kur ka nisur pushtimi, e kanë ndihmuar me armatime Kievin, me qëllim që forcat ukrainase të dëbojnë nga territori i Ukrainës forcat e Moskës. /REL

LEXO EDHE: Rama nxjerr nga sikleti Vuçiçin në Davos/ Kritika Europës për sanksionet ndaj Rusisë

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI