Flash

Alarm për bómbë në avionin Boeing/ Ulet me urgjencë në Athinë

Lapsi.al 22 January 2023
Alarm për bómbë në avionin Boeing/ Ulet me urgjencë

Një alarm për bómbë u lëshua nga një avion Boeing 737 i kompanisë Ryanair me 192 persona në bord. Ai ishte nisur nga qyteti i Katowice në Poloni, me destinacion Athinën. Në orën 17:40 avioni u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës dhe po bëhet evakuimi i shpejtë i pasagjerëve dhe kontrolli për mjete shpërthyese.

Mediat greke shkruajnë se vijon procedura e evakuimit dhe pasagjerët po kontrollohen një nga një sipas procedurave. Në operacion janë përfshirë edhe qentë anti-eksploziv. Pasi të gjithë të kontrollohen pasagjerët dhe bagazhet, kërkimi do të vijojë në të gjithë avionin. Ndaj procesi pritet të marrë pak kohë.

Avioni u ul me sukses në pistën perëndimore të aeroportit “Eleftherios Venizelos”. Për momentin është e hapur vetëm pista lindore e aeroportit. Për shkak të kërcënimit nga ky alarm avioni u shoqërua nga një avionë luftarakë F-16. Ata iu afruan avionit polak mbi territorin e Shkupit. Më pas ata e shoqëruan për në destinacionin e fundit.

Edhe avionët luftarakë hungarezë u ngritën në ajër për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme. Siç parashikon protokolli, avioni Boeing fluturoi vetëm mbi hapësirën detare. Në aeroport është siguruar një zonë e veçantë për avionin.

Ky protokoll ndiqet në mbarë botën pas 11 shtatorit 2000 dhe ngjarjeve në Kullat Binjake. Ai parashikon fluturimin e avionëve të shoqëruar nga avionë luftarakë vetëm mbi det ose mbi një territor të pabanuar. Kjo pasi pilotët mund të marrin një urdhër rrëzimi. ©LAPSI.al

Poland

viber_image_2023-01-22_17-31-10-111

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin të dielën

Moti për këtë të diel parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervale të shkurtëra kthjellimi. Reshjet e shiut do të jenë prezente të herë...

00:21

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI