Flash

Video/ Në Anfield rezultati që nuk e donte askush: Liverpool e Chelsea gjithnjë e më larg Champions

Lapsi.al 21 January 2023
Video/ Në Anfield rezultati që nuk e donte askush: Liverpool e Chelsea

Përfundon pa gola ndeshja e madhe e javës së 21 të Premier League mes Liverpool dhe Chelsea. Në Anfield përfundoi 0-0, me londinezët që shohin në fillim një gol të anuluar për pozicion jashtë loje të Havertz. Debutim për Mudryk me Blues, ndërsa hyrja e Núñez në minutën e 63' nuk i zgjidhi problemet ofensive të Reds. Skuadra e Klopp ka dy ndeshje pa shënuar në kampionat. Vendi i katërt mbetet shumë larg si për teknikun gjerman, ashtu edhe për Potter, momentalisht -9 nga Neëcastle.

Pritshmëri e madhe, zero gola. Kështu mund të përmblidhet Liverpool-Chelsea, një ndeshje që kishte pikë të rënda në lojë për të ardhmen e dy skuadrave. Realisht, ndeshja në Anfield u duk se do të zhbllokohej menjëherë. Por goli i Havertz në minutën e 3' u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje të Thiago Silva. Mbrojtësi ndikoi kështu në aksionin që pa gjermanin të thyente Alisson.

Reds u shfaqën me anë të Gakpo, i cili megjithatë ishte i pasaktë dy herë para portës. Ndërsa në minutën e 33' portieri brazilian i vendasve ishte vendimtar ndaj Badiashile. Tronditja e fundit e pjesës së parë ishte një goditje me të majtën e Salah, që kaloi mbi traversë. Në pjesën e dytë, Potter luajti kartën Mudryk, i ardhur nga Shakhtar Donetsk. Ukrainasi u bë menjëherë i rrezikshëm, por pa arritur të shënojë. Klopp futi në fushë Núñez, por as sulmuesi nuk arriti të zhbllokojë ofensivën e Liverpool. Asnjë gol ende në kampionat në vitin 2023: i fundit është ai i Oxlade-Chamberlain në humbjen ndaj Brentford. Një pikë që asnjërit prej dy skuadrave nuk i duhet: me 29 pikë, vendi i katërt është ende larg.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI