Flash

Video/ Balaj debuton në festën e Hoxhaj: poker i Vllaznisë ndaj Laçit dhe -3 nga kreu

Lapsi.al 21 January 2023
Video/ Balaj debuton në festën e Hoxhaj: poker i Vllaznisë ndaj

Në Shkodër janë të gjitha arsyet për të festuar: fitore 4-1 ndaj Laçit, debutimi i Bekim Balaj, dygolëshi i Hoxhajt e kreu tani vetëm 3 pikë larg. Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e 17 të Superiores, duke u konfirmuar tashmë si pretendente për titullin. Nuk pati praktikisht ndeshje ndaj kurbinasve, me kuqeblutë të udhëhequr nga dygolëshi i Hoxhajt.

[video width="760" height="412" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/Hoxhaj-1.mp4"][/video]

Mezani pati një pasdite negative në Loro Borici. Shkodranët dominuan që nga minuta e parë sfidën. Avantazhi erdhi në goditjen me kokë të Hoxhaj. Sulmuesi i favorizuar edhe nga devijimi fatkeq të Adeleke shënoi golin e parë në minutën e 31 dhe kompletoi dygolëshin personal dy minuta nga fundi. Këtë herë në krosimin e Hakajt, devijimi i Roganovic e nxjerr topin në këmbët e vlonjatit, që shënoi lehtësisht. "Nuk mund të thuash se morën fund problemet me dy ndeshje, të gjithë luajnë futboll - tha tekniku i Vllaznisë Mirel Josa-. Unë dua që nga lojtarë e mi të respektohet çdo kundërshtar, individ apo lojë. Nëse respektojmë çdo kundërshtar, do të vlerësojmë punën tonë ditë pas dite".

[video width="760" height="412" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/Hoxhaj-2.mp4"][/video]

DEBUTIMI I SHUMËPRITUR

Josa i dha minuta edhe Bekim Balaj në pjesën e dytë, duke entuziazmuar tifozët e pranishëm. Laçi rihapi duelin me golin e Shkurtajt, si për të treguar se limitet e kuqebluve janë ende aty. "Edhe goli i pësuar nuk më entuziazmon se ishte 2-1 dhe loja mund të kthehej. Por jam i kënaqur - tha Josa - të mos bëhemi hipokritë".

[video width="760" height="412" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/Juric.mp4"][/video]

Megjithatë, drithërimat e vendasve zgjatën pak minuta pasi Juriç riktheu dy golat diferencë. I harruar në qendër të zonës, shtatlarti goditi saktë, duke i cuar shifrat në 3-1. Ai që mbylli llogaritë ishte Jonuzi. Spektakolare goditja e mesfushorit, që firmosi pokerin 4-1 të kuqebluve. Vllaznia mbërrin tani në 28 pikë, dy pas Partizanit e tre pas Tiranës, duke kërcënuar kryeqytetaset në garën për titullin.

[video width="760" height="412" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/01/Jonuzi.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI