Flash

Fati i Ervis Martinaj, Artan Hoxha: Pranë nxjerrjes së një versioni zyrtar

Lapsi.al 21 January 2023
Fati i Ervis Martinaj, Artan Hoxha: Pranë nxjerrjes së një

Artan Hoxha ka folur lidhur me zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, duke thënë se megjithëse ende nuk ka një përgjigje përfundimtare për fatin e tij, duket se autoritetet janë shumë pranë një version zyrtar, që sipas tij është eleminimi fizik i Martinajt.

Komentet Hoxha i bëri gjatë një interviste për News 24, ku shtoi se bashkë me zhdukjen e Martinajt, përfundoi edhe saga e atentateve të bujshme në vendin tonë.

Ai tha se edhe klani i Ervis Martinajt ka dalë nga loja dhe nuk ka më pushtet në Shqipëri, duke shtuar se autoritetet duhet të zbardhin edhe vrasjen e kushëririt të tij, Brilant Martinajt dhe 2 miqve të tij.

“Për fat të keq, autoritetet tona ende nuk kanë një përgjigje për Ervis Martinajn. Por tashmë janë pranë një version zyrtar që ngjason me versionin tim të parë që thashë se kemi të bëjmë me një rrëmbim, zhdukje dhe eleminim të personit në fjalë. Pra ne kemi dy prokurori, SPAK që e ka shpallur në kërkim Martinajn, dhe Prokuroria e Kurbinit që kërkon për zhdukjen e Martinajt.

Realiteti është që Martinaj është i zhdukur. Edhe klani i tij ka dalë nga loja. Me zhdukjen e Martinajt përfunduan edhe atentatet e frikshme në vend. Bashkë me zhdukjen e Martinajt, e pazbardhur mbetet edhe vrasja e kushëririt të tij, Brilant Martinajt”, u shpreh Hoxha.

Të këshilluara

Durrës, plagoset me thikë 38-vjeçari

Një plagosje me armë të ftohtë thikë ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit në Durrës. Nga te dhënat paraprake rezulton se 38-vjeçari i dëmtuar ndodhet ...

18:53

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI