Flash

Grenell: Unë nuk kam negociuar për shkëmbim territoresh Kosovë - Serbi

Lapsi.al 20 January 2023
Grenell: Unë nuk kam negociuar për shkëmbim territoresh

Ish-i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell thotë se ai nuk ka negociuar kurrë për ndarjen e Kosovës apo shkëmbim territoresh me Serbinë. Ai pohon se kishte dëgjuar që zyrtarë amerikanë e kishin ngritur si çështje më parë, por ai vetë thotë se s'ka qenë i pranishëm në asnjë bisedë të kësaj natyre.

“Nëse e keni fjalën për shkëmbim territoresh, se me këtë doni të thoni ndarje të Kosovës, unë nuk kam qenë kurrë i pranishëm në një bisedë të tillë. E kam pasur shumë të qartë, nuk e kam biseduar, shikuar kurrë si një opsion. Nuk kam folur kurrë për këtë, nuk kam negociuar kurrë për këtë çështje. Kam dëgjuar njerëzit të thonë se zyrtarët amerikanë më parë e kishin ngritur si çështje.

Nuk jam në dijeni dhe si ambasador i SHBA në Gjermani, kancelarja Merkel gjithmonë më ka thënë se nuk do të ketë një rishkrim të kufijve në Europë edhe pse ajo lejoi çfarë i ndodhi Krimesë dhe nuk bëri çmos për të mos ndryshuar kufijtë. Unë personalisht si i dërguar i Presidentit për Kosovën dhe Serbinë nuk e kam hapur kurrë si çështje, askush nuk erdhi tek unë dhe ta shfaqte këtë ide” – tha Grenell në një intervistë për Syri Tv.

Në vitin 2018, presidenti i Kosovës i saj kohe, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaruan gatishmërinë e tyre për të shqyrtuar një shkëmbim territorial mes dy vendeve. Kjo u mbështet edhe nga kryeministri shqiptar Edi Rama, një aleat i njohur i politikave të Thaçit. Por në atë kohë ideja zgjoi kundërshtime të forta në Prishtinë, Tiranë, por edhe në Bruksel dhe kancelaritë europiane. Pas arrestimit të Hashim Thaçit dhe dërgimit të tij në Hagë, ideja mori fund. ©LAPSI.al. 

LEXO EDHE: Shkëmbimi i territoreve/ Bolton zbulon prapaskenat e takimit me Tony Blair

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI